Sqarim për Anëtarët e Asamblesë së KOKSH
Të nderuar Anëtarë,
Dëshirojmë t’ju sqarojmë në lidhje me njoftimin e zhvillimit të dy
Asambleve, atë Statutore dhe atë Zgjedhore, sipas Rezolutës së miratuar nga JU në datën
09.2.2020 si
dhe vendimit të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH për këtë qëllim.
Vendimi i Komitetit Ekzekutiv bazohet në zbatim dhe
plotësim të Rezolutës së gjithë pranuar nga të gjithë anëtarët e Asamblesë së
Përgjithshme të KOKSH më datë 09.02.2020, në të cilën përcaktohet qartë
hierarkia vendimmarrëse dhe afatet kohore.
Ju informojmë se Komiteti Ekzekutiv i KOKSH e ka marrë
tashmë këtë vendim në perputhje me paragrafin 2 të Rezolutës në të cilën
citohet:
2. Organet drejtuese dhe hierarkia vendimmarrëse duhet të
respektohen si më poshtë:
a. Asambleja e Përgjithshme si
organi suprem vendimmarrës
b. Komiteti Ekzekutiv
Askush duke përfshirë Presidentin ose ndonjë zyrtar/anëtar tjetër
i Komitetit Ekzekutiv nuk mund të marrë vendime individuale ose të njëanshme,
dhe të gjitha vendimet e marra nga organet drejtuese të përmendura më lart
duhet të respektohen.
Për sa më sipër, duket qartë që Presidenti është duke
u shprehur me vendime të njëanëshme gjë e cila është në kundërshtim me
Rezolutën, nuk i shërben aspak procesit për të cilën është rënë dakord si
vullnet i plotë i anëtarëve të Asamblesë, si dhe kundër vendimmarrjes me
shumicë të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH.
Të nderuar Anëtarë, luteni të respektoni Rezolutën dhe hierarkinë vendimmarrëse në mënyrë që ti jepet sa më shpejtë zgjidhje krizës së KOKSH.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar