Ceremonia e Mireseardhjes ne Fshatin Olimpik Londer 2012 per Ekipin Olimpik
Nga Ditari ne Fshatin Olimpik Londer 2012, 23 Korrik 2012
Ka qenë një ngjarje e vecantë sot për Ekipin Olimpik Shqiptar këtu në Londër. Ekipi Olimpik Shqiptar i veshur me uniformën sportive kuq e zi në orën 14:30 me orën lokale iu drejtua Village Plazza vendi ku organizohet Ceremonia e Mirëseardhjes në Fshatin Olimpik “Londër 2012”.
Përvec anëtarëve të Ekipit Olimpik nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Mal Berisha, përfaqësues të Shoqatave shqiptare këtu në Londër si dhe pjestarë të komunitetit shqiptar që jetojnë dhe studiojnë në Londër. Në këtë ceremoni morri pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër z. Muhamet Hamiti.
Ceremonia e mirëseardhjes ishte një ndërthurje mjaft e bukur e protokollit zyrtar dhe artit të luajtur me mjeshtri nga Teatri Kombëtar i të Rinjve. Kjo ceremoni ishte konceptuar në formë musical dhe me tekst të thurur bukur për të shprehur mirëseardhjen Ekipit Olimpik Shqiptar. Për të nderuar Ekipin Olimpik dhe për ti shprehur mirëseardhjen dhe qëndrimin bashkë me pjesëmarrësit nga të gjitha shtetet e botë në Fshatin Olimpik, Sir Charles Allen, Kryetari i Bashkisë sëFshatit Olimpik ftoi Shefin e Misionit të Ekipit Olimpik z. Viron Bezhani për të nderuar himnin Shqiptar gjatë ngritjes së tij.
[slideshow id=7]
GALA OLIMPIKE – per Delegacionin Olimpik Shqiptar, pjesemarres ne Lojrat Olimpike “Londer 2012”
Mbrëmje “Gala” e dorëzimit të Flamurit Shqiptar ekipit Olimpike Dje në mbrëmje Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka organizuar Ceremoninë Gala të dorëzimt të flamurit Shqiptar, Delegacionit Olimpik pjesëmarrës në Lojrat…
Grumbullohet Ekipi Olimpik dhe nenshkruhen kontrstat per pjesemarrjen ne Londer 2012
DEKLARATË PËR SHTYP
Tiranë, 6 Korrik 2012
Të ndëruar Miq të medias dhe të pranishëm,
Në emër të Ekipit Olimpik dhe nën përgjegjësinë e Shefit të Misionit për këto Lojra, kam nderin dhe kënaqësinë të deklaroj zyrtarisht fillimin e grumbullimit të Ekipit Olimpik pjesëmarrës në Londër 2012.
KOKSH e shikon Ekipin Olimpik si entitetin më prestigjoz që përfaqëson Shqipërinë dhe vizioni që na ka udhëhequr ka qënë që ti jampim E.O. Shqiptar prestigjin maksimal.
Kam kënaqësinë që të falenderoj të gjithë aktorët institucionalë dhe partnerët e KOKSH të përfshirë në këtë sipërmarrje me angazhimin dhe kontributin e tyre.
Dëshiroj të theksoj koordinimin shumë të mirë në veprimet tona me MTKRS dhe Federatat, si dhe gjej rastin të falenderoj sponsorët tanë gjeneralë të KOKSH Raiffeisen Bank dhe Vodafone Albania për mbështetjen e tyre që kanë bërë të mundur përgatitjen e Ekipit Olimpik. Në vijim falenderoj Rogner Hotel për gadishmërinë e treguar për të akomoduar dhe ofruar të gjitha shërbimet e Ekipit Olimpik gjatë këtyre ditëve të grumbullimit.
Sot, do të nisin grumbullimin këta sportistë: