Ia dolemm se bashku
Partneritet i sukseshem i KOKSH me British Council dhe Fondacionin Vodafone Albania beri te mundur pjesemarrjen e Shqiperise per here te pare ne Lojerat Paralimpike Londer 2012. Presidentja e KOKSH…
Kursi Lokal i Administratoreve Sportive ne Bajram Curri
KOKSH nisi sot Kursin Lokal per Administratoret Sportive te cilen e organizon ne qytetin e Bajram Currit. Te pranishem ne ceremonine e hapjes ishte kryetari i Bashkise se B. Currit z. Agron Demushi i cili pershendeti pjesemarresit dhe shprehu mbeshtetjen per nje vizion te ri per sportin ne qytet mqns edhe per infrastrukturen sportive eshte investuar kohet e fundit. Nderkohe per KOKSH celjen e kursit e pershendeti znj. Majlinda Pilinci, Anetare e KE te KOKSH e cila theksoi rendesine e ketij trajnimi dhe misionin e KOKSH per organizimin e kurseve te tilla.
Kursi do te zhvillohet ne tre dite dhe do te trajtoje ceshtje dhe tena te ndryshme ne lidhje me Olimpizmin, Vlerat Olimpike, Menaxhimin efektiv te organizatave sportive, ceshtje te marketingut, sponsorizimi, aspekte juridike, etj.
Sporti i Skermes tashme edhe ne Shqiperi
Nën logon Skerma mban aktiv trupin dhe trurin tuaj, Federata Shqiptare e Skermës në bashkëpunim me Federatën Italiane të Skermës organizoi Turneun e Skermës të 100 vjetorit të Pamvarësis, me datë 17 nëntor në ambjentete hotel Sheraton.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ishte një nga promotorët e aktivitetit, duke zbatuar politikat e tij në mbështetje të sporteve të reja në Shqipëri. Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH z. Stavri Bello në fjalën e tij në këtë aktivitet vlerësoi inciativat e përbashkëka shqiptaro-italiane të cilat treguan se sa të rëndësishme janë për sportin shqiptar gjetja e talenteve të reja sportive përfaqësuar nga shqiptarë kudo nëpër botë, inserimi i tyre në jetën sportive shqiptare dhe dhënia e vlerave të reja sportit shqiptar si dhe më shumë shanse dhe mundësi për njohje të sportit shqiptar nëpër botë.
Tyrneu u zhvillua nën kujdesin e MTKRS dhe z. Ministër Aldo Bumci në përshëndetjen e tij uroi që në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë historia e Shqipërisë e shkruar shumë herë me shpatën e trimave shqiptar , ti sjellë suksese dhe këtij sport të ri elegant, inteligjent dhe modern.
Aktiviteti u përshëndet nga Ambasadori i Republikës Italiane z.Massimo Gaiani dhe Presidenti i Federatës Italiane të Skermës z. Giorgio Scarso.
KOKSH – Simbol Mirenjohjeje per Raiffeisen Bank
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar perfaqesuer nga Sekretari i Pergjithshem Stavri Bello dhe anetaret e Komitetit Ekzekutiv, ne prezence te stafit organizoi sot ne nje takim jo formal ne zyrat e…
Asambleja e 16-të e KOKSH – Analiza Vjetore e Punës
Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, në mbledhjen e tij të datës 8 Nëntor 2012, vendosi të mbajë Asamblenë e 16-të të KOKSH për të bërë analizën vjetore të punës
me datë 12 Dhjetor 2012 ,
ora 17.00, tek Hotel Tirana Internacional
Shqiperi – Kosove / Takim i perbashket me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Komiteti Olimpik i Kosovës organizuan një Takim të Përbashkët me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të federatave sportive shqiptare dhe ato kosovare.
Aktiviteti u zhvillua në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet federatave homologe, shkëmbimin e eksperiencave, si dhe të shërbejë si element motivues për rritjen e rolit dhe njohjen e federatave sportive kosovare në arenën ndërkombëtare.
Ky takim u mbajt në Prizren në Komunën Prevall pranë Hotel Sharr,i ditën e Shtunë datë 10 Nëntor 2012, ora 12.00.
Tryeza qëndrore e takimit përfaqësohej nga znj. Ela Tase, Presidente dhe z. Stavri Bello, Sek. Përgjithshëm për KOKSH, ndërsa z. Besim Hasani, Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe për të përshëndetur këtë takim ishin z. Hajdin Abazi, zv. Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës si dhe Drejtori për Sportin dhe Rininë z. Ibër Alaj.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe nënshkrimi i Protokoll Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Komiteteve Olimpike e cila u nënshkrua
ASMC 2 – Se shpejti fillojne regjistrimet per Kursin e Avancuar per Menaxhimin Sportiv
Advanced Sport Management Course – ASMC – Kursi i Avancuar per Menaxhimin Sportiv Per te gjithe personat e interesuar, KOKSH njofton se se shpejti do te fillojne regjistrimet per Kursin…
MERSIN 2013 – Takim i perbashket me Fderatat Sportive
KOKSH, Komisioni Teknik i KOKSH dhe perfaqesues Federatave Sportive, zhvilluan nje takim te perbashket ne lidhje me pjesemarrjen ne Lojrat mesdhetare “Mersin 2013”. Kjo mbledhje pervec se informuese me informacionet e nevojshme nga mbledhja e Shefave te Misionit mbajtur me date 18 Nentor, ishte edhe nje rikujtim per Federatat sportive pasi deri me date 10 Nentor 2012, KOKSH duhet te beje regjistrimin sipas sportit prane organizatoreve. Nje nga ceshtjet kryesore ishte aspekti financiar i Federatave sportive, pavaresisht se ne kalendarin e tyre vjetor e kane vleresuar pjesemarrjen ne Mersin 2013. Te ftuar ne kete takim ishin edhe perfaqesues te MTKRS per te vleresuar maksimalisht pjesemarrjen e Shqiperise ne Lojrat Mesdhetare por kjo e fundit nuk ishte prezent ne takim. Deri diku sportet individuale konfirmojne pjesemarrjen por problem paraqesin sportet me skuadra.
Ne takim u theksua angazhimi qe Federatat jo thjesht pjesemarrjen te fillojne pregatitjen e sportisteve ne menyre qe te synohet per medalje dhe rezultate.
Certifikohen edhe Trajneret e Taekwondos ne Kursin Teknik
Perfundoi sot Kursi Teknik per Trajneret e Taekwondos, kurs ky i financuar nga Solidariteti Olimpik dhe mbeshtetur nga Federata Boterore e Taekwondos. KOKSH ne strategjine e tij per rritjen e cilesise sportive nepermjet trajnimit dhe kualifikimit te trajnereve ka realizuar ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Taekwondos ne datat 20 Tetor – 01 Nentor 2012, Kursin Teknik per trajneret e sportit te Taekwondos.
Pas 11 dite trajnimi, udhehequr nga eksperti i Federates Boterore te Taekwondos z. Seung Jae-Heo (mjeshter 7 dan, dhe gjyqtar nderkombetar), sot u zhvillua ceremonia e mbylljes se kursit dhe certifikimit te trajnereve qe moren pjese ne kete trajnim. Sipas z. Heo, ne fjalen e tij ai u shpreh : “Jam shume i kenaqur qe drejtova kete kurs dhe se ne kaq dite nuk