Seminar me Federatat Sportive mbi programet e Solidaritetit Olimpik 2013-2016 dhe Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013”
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar organizoi me datë 26 Shkurt 2013 , në sallën e konferencave tek “Te stela” resort një Seminar me pjesëmarrjen e të gjithë Federatave Sportive Shqiptare.
Tema e Seminarit ishte dedikuar Planit të ri katërvjecar të programeve të Solidaritetit Olimpik 2013-2016 dhe Lojërave Mesdhetare “Mersin 2013” që do të mbahen në Qershor, në Turqi.
Qëllimi kryesor i Seminarit ishte prezantimi për Federatat të mundësive të ndryshme që ofrojnë Programet e Solidaritetit Olimpik dhe të inkurajohen ata që të jenë më aktiv për të përfituar dhe shfrytëzuar mjetet dhe mundësitë e dhëna nga këto programe zhvillimi.
Seminari u realizua nëpërmjet prezantimeve të programeve të Solidaritet Olimpik të ilustruara me materiale përkatëse.
Në seancën paradite, vëndin kryesor e zunë programet e Solidaritetit Olimpik 2013-2016 :
- Sportistët
- Trajnerët
- Manaxherët sportivë
- Promovimi i Vlerave Olimpike
Për secilin prej tyre, lektorët dhanë shpjegime dhe detaje për nënprogramet, kriteret, si dhe procedurat për aplikime dhe plotësimin e kërkesave në mënyrë të saktë.
Programet sipas kategorive u prezantuan nga:
NJOFTIM – KOKSH, SEMINAR ME FEDERATAT/SHOQATAT SPORTIVE ANETARE
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar njofton se do të organizojë me Federatat/Shoqatat Sportive Anëtare SEMINAR me Temë: “Programet e Solidaritetit Olimpik 2013-2016” Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013” E Martë, datë 26 Shkurt 2013…
Shqipëria në garat e Festivalit Dimëror Olimpik Rinor Europian në Rumani
Shqiperia merr pjese në Edicioni i 11të të Festivalit Dimëror Olimpik Rinor Europian EYOWF, që do të zhvillohen në Brasov Rumani, në datat 17-22 Shkurt 2013. Ceremonia zyrtare e përcjelljes…
Vijojne regjistrimet per ASMC 2013 deri me 11 Mars 2013
Regjistrimet deri me 11 Mars 2013
Per te gjithe personat e interesuar, KOKSH njofton se kane filluar regjistrimet per Kursin e Avancuar per Menaxhimin Sportiv – ASMC 2013 (Edicioni i dytë).
Ne vijim do te gjeni kriteret dhe formularin e aplikimit per pjesemarrjen ne ASMC 2013.
Ngushellime per humbjen e parakoheshme te Alfred Ziaj
Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar i shpreh ngushellime familjareve dhe te gjithe komunitetit sportiv te futbollit per humbjen parakoheshme te anetarit te Komitetit Ekzekutiv te Federates Shqiptare te Futbollit, ish-legjendes se…