Fillon ASMC 2013 – Kursi i Avancauar për Menaxhimin Sportiv
KOKSH në kuadër të përmirësimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore në sport dhe sidomos atë në fushën e menaxhimit të organizatave sportive Olimpike, startoi Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv “ASMC 2013”. Ky është edicioni i dytë i këtij lloj kursi i cili mbështetet dhe financohet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Moduli 1 i ASMC 2013 u zhvillua në dy ditë pranë Hotel Dyrrah në plazhin e Durrësit. 26 pjesëmarrësit e përzgjedhur për të ndjekur ASMC 2013 janë përfaqësues nga organizata të ndryshme që kanë lidhje me sportin dhe paraqesin një vlerë që i shërben edhe misionit të kursit për të ndarë informacione dhe eksperienca të ndryshme midis tyre.
Kursi i ASMC drejtohet nga Drejtori i Programit Dr. Stavri Bello dhe grupi i facilitatorëve të autorizuar nga Solidariteti
PARANDALOJMË DHUNËN NËPËRMJET SPORTIT
Shkolla 9 vjecare “Agim Tafili”, Komuna Bërdicë
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vazhdon realizimin e aktiviteteve në kuadrin e projektit PARANDALOJMË DHUNËN nëpërmjet SPORTIT. Ndalesa e radhës e stafit të KOKSH ishte në Komunën Bërdicë e Sipërme , Qarku Shkodër.
Aktiviteti u zhvillua dje me datë 18 Prill me nxënësit e shkollës 9 vjecare “Agim Tafili”.
Rreth 180 nxënës dhe mësues të kësaj shkolle, e cila së fundmi ka marrë emrin e ciklistit të mirënjohur Agim Tafili pas vdekjes së tij , u aktivizuan për të marrë pjesë në një ditë sportive e cila pati ndërthurje të elementëve olimpikë dhe përcolli shpirtin olimpik duke nxjerrë në pak vlerat ekselencës, miqësisë dhe respektit
Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e vecantë të Drejtorisë së Shkollës, stafit të mësuesve dhe vecanërisht të Kryetarit të Komunës Bërdicë, z. Besnik Brahimi i cili përshëndeti aktiviteti dhe ishte i pranishëm gjate gjithë zhvillimit të tij.Toleranca dhe sporti i duhen komunitetit tonë, tha ai, pasi ky vend ka nxjerrë talente të cmuara në sport.
Godelli dhe Begaj me medalje ne Europian
Dje ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ne pedanen ku zhvillohet Kampionati Europian i Peshengritjes per te rritur, kane konkuruar tre nga sportistet e Ekipit Shqiptar prej te cileve priteshin…
Kampionati Europian i Peshengritjes per te Rritur, Tirane 8-15 Prill 2013
Sot ne Tirane, ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” celet Kampionati Europian i Peshengrtije per te Rritur, i cili do te zhvillohet deri me date 15 Prill 2013. Ekipi Shqiptar…