Jurgen Uldedaj, medalje bronzi ne Europian
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar z. Viron Bezhani priti sot ne zyrat e KOKSH ekipin e boksit te te rinjve qe moren pjese ne Kampjonatin Europian te Bioksit per…
Projekti “SPORTI dhe EDUKIMI”
Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar mbështet me këtë projekt sportistët që të kombinojnë performancën e lartë sportive me edukimin duke i dhënë përgjigje pyetjes : “Si munden sportistët më të…
Kosova tashme pjese e Familjes Olimpike, pasi merr zyrtarisht njohjen e perkoheshme te Komiteti Olimpik Nderkombetar
Dje Komiteti Ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndekombetar (IOC) ne mbledhjen e tij te dates 22.10.2014 ka shqyrtuar dosjen per njohjen e Komitetit Olimpik te Kosoves. Komiteti Ekzekutiv i IOC ka vleresuar…
Filluan regjistrimet për Kursin 3 ditor për Administratorë Sportivë / 12-14 Nëntor 2014
Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditorë)
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në vijimësi të angazhimit të tij për zhvillimin e kapaciteteve njerëzorenëpërmjet trajnimit, me synim përmirësimin me njohuri, të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive, do të realizojë kursin e tretë për Administratorët Sportivë për vitin 2014.
-
Kursi III – organizohet në datat 12-14 Nëntor 2014 ( Formulari aplikimit)
- Për regjistrimin, shkarkoni formularin e aplikimit, plotesojeni atë dhe dergojeni atë në adresën e-mail kliton.muca@nocalbania.org.al
Pjesëmarrja në këtë nivel kursi, është një kusht i domosdoshëm për ata persona që janë të interesuar dhe dëshirojnë të ndjekin Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC ) që organizohet nga KOKSH.
Mqns ASMC e radhës është planifikuar të fillojë në muajin Mars 2015, ky kurs 3 ditor, është mundësia e fundit për të plotësuar këtë kriter për të patur mundësinë e aplikimit për ASMC 3 .
Kush mund të marrë pjesë?
Ky kurs synon pjesëmarrjen e anëtarëve e bordit/kryesisë ose stafit me pagesë të Federatave sportive por edhe anëtarët e bordeve të shoqatave ose klubeve sportive të cilat janë anëtare të Federatave Spotive. Gjithashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe ata individë
Prezantohen sportistet perfitues te programit Bursa Olimpike per Sportiste “Rio 2016”
Prezantohen Sportistet qe do te perfitojne Bursen Olimpike “Rio 2016”
Sot, datë 02 Tetor 2014, në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u shpallën zyrtarisht sportistët që do të përfitojnë nga projekti i Bursave Olimpike “Rio 2016” dhe gjithashtu u bë nënshkrimi i kontratave nga sportistët përfitues, Federatave përkatëse dhe KOKSH.
Të pranishëm në ceremoni ishin sportistët e përzgjedhur nga projekti, të cilët do të synojnë kualifikimin për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, titullarë të Federatave përfituese përkatëse dhe anëtarë të Komsionit Teknik të KOKSH.
Sportistët përfitues janë:
Sportistët
1. DANIEL GODELLI – Peshëngritje
2. LUIZA GEGA – Atletikë
3. ILTJAN NIKAJ – Ciklizëm
4. OSMAN HAJDARI – Mundje
5. ANXHELA KASHARI – Not
6. ADA DEMNERI – Taekwondo
Në konferencën për shtyp Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani së bashku me Kryetarin e Komisionit Teknik z. Gjergj Ruli, prezantuan sportistët në prani të mediave, përfaqësuesve të federatave dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, si dhe bën thirrje që institucione të tjera ti bashkëngjiten këtij programi për të bërë të mundur që edhe sportistë të tjerë potencilë që pa dyshim që ka të tillë, të kenë