Nis misioni vullnetar 9-mujor pranë KOKSH
Bashkëpunimi mes Komiteteve Olimpike anëtare të AFCNO vazhdon, dhe mua mu dha mundësia të jem një ndër vullnetarët e përzgjedhur për të kontribuar në zhvillimin e Sportit dhe Vlerave Olimpike, konkretisht në Shqipëri.
Emri im është Charles Turcas . Unë jam 23vjec , kam mbaruar studimet për tre vjet për Histori në Pantheon-Sorbonne University dhe pastaj Histori për televizion dhe radio për 2 vjet .
Jam shumë i apasionuar pas sportit dhe për këtë arsye tema ime e masterit ka të bëjë me të drejtat televizive të sportit dhe influenca e tyre tek të dyja , sport dhe televizion .
Gjatë këtyre viteve të studimeve , unë kam zhvilluar disa internshipe si gazetar në dy grupe të mëdha franceze mediatike të specializuara për sportin : në Canal+, dhe kanalin televiziv RMC/BFM TV në radio dhe televizion
Unë gjithashtu kam arritur të shkruaj disa shkrime lidhur me sportin për një gazetë si dhe një agjensi komunikimi. Në lidhje me disa eksperienca të mia pune , unë kam punuar vitin e fundit për një komani produksioni televiziv si asistent produksioni.
Pasioni im për sportin si dhe aftësitë të ndryshme që unë i kam mësuar dhe zhvilluar gjatë këtyre eksperiencave mendoj se do të jenë të dobishme gjatë mjsiionit tim prej nëntë muajsh në Shqipëri pranë KOKSH.