Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është i angazhuar për të mbështetur të rinjtë duke krijuar premisat për sportistë cilesorë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare me rezultate të larta. Qëllimi i projektit është që: Të identifikojë dhe mbështesë sportistët më premtues financiarisht dhe moralisht që talentin e tyre ta zhvillojnë dhe përmirësojnë më tej. Ky projekt është i vlefshëm vetëm për sportistë të sporteve individuale Olimpike dhe përfitues do të jenë sportistët më të mirë premtues. Procedura raportimit
TRAJINIM ONLINE MBI ADMINISTRIMIN SPORTIV
🔴⚫️🔵 SE SHPEJTI… 15-29 Maj 2020🔴⚫️🔵 KURS TRAJNIMI ONLINE 💻⌨️🖥🔴⚫️🔵 MBI ADMINISTRIMIN SPORTIV 👩💼📑📉📊💎💎💎 DEDIKUAR SPORTISTEVE Sportistet e interesuar mund te regjistrohen ne linkun vijues https://forms.gle/VeiT8E6MZ8WLBBER9 Numri pjesemarresve eshte i limituar prandaj parimi do jete kush regjistrohet i pari ze vendin. Minimumi 40% e pjesemarresve do te jene sportiste (F). Aplikantet qe do te perzgjidhen per te qene pjese e kursit […]
REZOLUTË E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË 22-të E JASHTËZAKONSHME E KOMITETIT OLIMPIK KOMBËTAR SHQIPTAR
Miratuar , sot me datë 9 shkurt 2020, në perfundim të mbledhjes së Asamblesë me 45 vota pro dhe 3 kundër “Pas rekomandimeve të IOC / EOC, të gjitha palët pranuan që misioni kryesor i KOKSH tani është: të përqendrohet në përgatitjen e Delegacionit për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Prandaj, është rënë dakord […]
KOKSH synon ringritjen e Komisionit të Sportisti
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar organizoi të premten e 13 Dhjetorit 2019, Forumin me temë “Roli dhe rëndësia e Komisionit të Sportistit” me sportistë dhe studentë të Universitetit të Sporteve të Tiranës. Pas Forumit të 10-të të Sportistëve Europian të organizuar nga Komiteti Olimpik Evropian (EOC) në Dublin, ku KOKSH u përfaqësua me 2 sportistë Gerti […]
Në kuadër të informimit dhe transparencës për situatën dhe zhvillimet e fundit rreth KOKSH ju informojmë se:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me anë të Vendimit Nr. 5934/2 datë 1.3.2021, vendosi pranimin e kërkesës së KOKSH për depozitimin në Regjistrin e Organizatave Jofitimprurëse të vendimeve të Asamblesë së Jashtëzakonshme të KOKSH të datës 10.1.2021 dhe të ndryshimeve statutore të miratuara në këtë Asamble.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se ish Presidenti Bezhani ka vijuar me kërkesë paditë në Gjykatë si më poshtë:
Ashtu si në datën 29 Janar 2021, edhe në seancën e datës 01.03.2021 Gjykata pasi konstatoi se kërkesa e paditësit ish-presidenti Bezhani nuk kishte asnjë bazë dhe asnjë provë, vendosi MOSPRANIMIN e kërkesës së Viron Bezhanit për pezullimin e procedurës së depozitimit të Statutit dhe vendimeve të Asamblesë së datës 10.1.2021.
Ndërsa kërkesa e tij për pavlefshmërinë e vendimeve të kësaj asambleje do të shqyrtohet në datën 23 Mars 2021.
Statuti i KOKSH merr miratimin e Ndërkombëtarëve dhe MASR
Pas zhvillimit të Asamblesë së Jashtëzakonshme të KOKSH datë 10.01.2021, bazuar në Kartën Olimpike dhe Ligjin për Sportin në Republikën e Shqipërisë, Statuti i miratuar në këtë Asamble ka marrë aprovimin dhe miratimin zyrtar të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë (MASR), si dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).
Ndër të tjera, ju rikujtojmë që IOC ka mirëpritur edhe vendimet e nxjerra nga kjo Asamble, duke i konsideruar të vlefshme dhe tejet të rëndësishme për të ardhmen e Lëvizjes Olimpike në vendin tonë.
Në vijim të zbatimit të Rezolutës së pranuar nga Asambleja, KOKSH është i vendosur të ndjek me përpikmëri hapat për një proces të saktë dhe të qetë deri në zbatimin e plotë të Rezolutës.
Me ane te nje letre zyrtare drejtuar zv. Presidentit te KOKSH z.Vojo Malo, i cili tashme eshte edhe President ne detyre, perfaqesuesit e Komitetit Olimpik Nderkombetar (IOC) dhe Komitetit Olimpik Europian (EOC) jane njohur me vendimet e marra ne Asamblene e 23-te te Pergjithshme te Jashetzakonshme te KOKSH te cilat jane mirepritur prej tyre. Ata inkurajojne qe procesi te perfundoje sa me shpejte ne menyre qe KOKSH te fokusohet plotesisht ne misionin dhe pergjegjesite e tij dhe aktiviteteve te Levizjes Olimpike dhe Sportisteve, e per me shume ne pregatitjet per Lojerat Olimpike Tokyo 2020.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi në datën 10 janar 2021 Asamblenë e 23-të të Jashtëzakonshme, me kërkesë të më shumë se 2/3 të anëtarëve të Asamblesë së KOKSH me këtë Rend Dite:
Fjala e hapjes nga Zv. Presidenti i KOKSH
Ngritja e Komisionit të verifikimit të mandateve dhe votimit
Votimi për miratimin në tërësi të ndryshimeve statutore sipas draft-Statutit të hartuar nga Komiteti Teknik.
Votimi për miratimin e 3 (tre) cështjeve të diskutueshme të Draft Statutit të rishikuar.
Votimi për zgjedhjen e 3 (tre) anëtarëve të KVE.
Votimi për shkarkimin nga detyra e Presidentit aktual të KOKSH, z. Viron Bezhani.
Diskutim mbi Asamblenë Zgjedhore të KOKSH.
Mbyllja
Kjo Asamble u drejtua nga Zv. Presidenti i KOKSH Z. Vojo Malo në mungesë të Presidentit aktual z. Viron Bezhani. Sipas Komisionit të Akreditimit dhe Votimit, i cili përbëhej nga 3 anëtarë të miratuar me unanimitet nga Asambleja: Albens Vokopola, Alfred Tahiraj dhe Endrit Hoxha, deklaruan që pjesëmarrja në Asamble ishte 57 nga 75 delegatë me të drejtë vote që përfaqësojnë 76% të anëtarëve të KOKSH, gjë që e bën asamblenë të vlefshme për të marrë vendime.
Gjatë Asamblesë u morën vendimet si më poshtë:
Asambleja e Përgjithshme e 23-të e Jashtëzakonshme e KOKSH miratoi unanimisht Draft Statutin në terësi të hartuar nga Komiteti Teknik i KOKSH.
Asambleja e Përgjithshme e 23-të e Jashtëzakonshme e KOKSH për tre cështjet e diskutueshme të paraqitura nga Komiteti Teknik i Draft Statutit duke sjellë vendimet si vijon:
Anëtarët me Titull Individual nuk do të jenë anëtarë me të drejtë vote në Asamblenë e KOKSH.
Kandidati për President i KOKSH nuk përbën pengesë që të ketë përfshirje në politikë.
Shoqatat e sporteve Olimpike gëzojnë të drejtën e 1 vote në Asamblenë e KOKSH, nga 2 vota që kishin më parë.
Asambleja e Përgjithshme e 23-të e Jashtëzakonshme e KOKSH me votim të fshehtë shkarkoi z. Viron Bezhani nga detyra aktuale si President i KOKSH me 44 vota pro, 9 kundër dhe 1 e pavlefshme.
Asambleja e Përgjithshme e 23-të e Jashtëzakonshme e KOKSH me votim të fshehtë zgjodhi anëtarë të Komisionit të Verifikimit dhe Etikës anëtarët:
Rovena Golemi; Klementina Caushaj dhe Reshard Kellici
Pas shpalljes së rezultateve të votimit, Zv. Presidenti u shpreh lidhur me datën e Asamblesë Zgjedhore, se duhet të ndjekim procedurat e regjistrimit në Gjykatë dhe MASR, më pas edhe nga ndërkombëtarët.
Menjëherë sapo të bëhët miratimi nga këto të 3 institucione, Komiteti Ekzekutiv do të vendos për datën e Asamblesë Zgjedhore.
Presidenti në detyrë i KOKSH do të jetë Zv. Presidenti Vojo Malo deri në Asamblenë Zgjedhore të radhës.
Informacion për anëtarët e
Asamblesë së KOKSH në lidhje me procedurën e Asamblesë së Përgjithshme
Statutore më datë 13.12.2020.
Të nderuar Anëtarë,
Në bazë të Rezolutës së KOKSH, vendimit të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe konfirmimeve me email të më shumë se 2/3 të anëtarëve, ju informojmë se Asambleja e Përgjithshme Statutore do të mbahet më datë 13 dhjetor 2020, në ambjentet e Hotel Mak Albania (ish Hotel Sheraton).
Tashmë, secili nga anëtarët është njohur me Draft Statutin dhe vetëm 3 janë cështjet e diskutueshme për të cilat Anëtarët e Asamblesë ftohen të shprehen me anë të votës në datë 13 Dhjetor 2020, proces i cili do të miratojë të plotë Statutin me ndryshimet e kërkuara nga Anëtarët e KOKSH, sipas Rezolutës së datës 09 Shkurt 2020.
Njoftohen të gjithë anëtarët e Akredituar për të marrë pjesë në këtë
proces votimi ditën e Dielë, nga ora 09:30-11:30, në ambjentet e
Hotel Mak Albania (ish Hotel Sheraton) duke respektuar rregullat anti
covid.
Në sallën e votimit do të lejohen të hyjnë vetëm personat e
akredituar.
Anëtarët duhet të kenë
me vete kartën e identitetit (ose në mungesë pashaportë)
Procedura e Votimit
Fletët e votimit i dorëzohen
vetëm personave të akredituar
1 fletë votimi për 3 ceshtjet e diskutueshme
1 fletë votimi për miratimin e Statutit në tërësi
1 fletë votimi për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Verifikimeve dhe Etikës (KVE)
Në përfundim të votimit,
Komisioni do të shpallë rezultatet.
Të nderuar Anëtarë të KOKSH, për tu njohur më shumë gjeni me poshtë:
Ne zbatim te Rezolutes se KOKSH dhe vendimit te Komitetit Ekzekutiv te dates 10.11.2020 per mbajtjen e Asamblese Zgjedhore ne daten 23 Dhjetor 2020, anetaret e KOKSH jane informuar respektivisht. Nga propozimet e ardhura nga Anetaret e Asamblese se KOKSH brenda dates 3 Dhjetor 2020 (afati per paraqitjen e propozimeve), ne vijim do te gjeni emrat e propozuar sipas pozicionit te kandidimit: