AOSH
__________________________________________________________________
AKADEMIA OLIMPIKE SHQIPTARE
Krijimi
Akademia Olimpike Shqiptare është krijuar në vitin 1992, si strukturë në përbërje të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Organet drejtuese të AOSH propozohen nga anëtarët e Akademisë dhe miratohen nga Bordi Drejtues i KOKSH –it. Gjithë puna e AOSH bazohet në parimin e vullnetarizmit.
Misioni
Misioni i AOSH është përhapja e Olimpizmit dhe edukimit Olimpik nëpërmjet seminareve, sesioneve, konferencave, workshopeve. Targeti i misionit të saj nuk drejtohet vetëm me njerëzit që i përkasin sferës së sportit, por edhe më gjerë, gjithë atyre që e konsiderojnë Olimpizmin si filozofi të jetës.
Bashkëpunimi
AOSH bashkëpunon ngushtë me KOKSH, Akademinë Olimpike ndërkombëtare, me drejtuesit shtetërorë të sportit, Federatat sportive dhe me gjithë Institucionet e larta të Edukimit Fizik dhe Sporteve.
Bordi Drejtues
President : Prof. Asc. Dr. Agron Cuka
Drejtor: Enkelejda Caushi
Anëtarë të Bordit : Ela Baze, Silvana Delia, Juel Jarani, Elvana Alushani, Fatbardha Kovaci
Aktivitetet e Zhvilluara gjatë vitit 2012
I. Sesioni vjetor i akademisë olimpike shqiptare “Olimpizmi në sistemin Arsimor”
Tiranë, datë 23 Mars 2012
Temat që u referuan:
1. “Olimpizmi në Sistemin Universitar në Shqipëri” nga Prof. Asc. Dr. Perparim Ferunaj
2. “Edukimi Olimpik në Sistemin Parashkollor” (Një ditë Olimpike në kopështin e Diellit)
nga Ela Baze
3. “Sporti dhe Arti, një univers pa të cilin njeriu nuk jeton dot” nga Hermon Madhi, mesues i piktures ne Liceun Artistik ” Jordan Misja”.
4. “Parimet e Olimpizmit për një zhvillim social-kulturor-shëndetsor dhe paqe ndërkombëtare”.nga Silvana Deliu
II. Abstrakti I përgatitur për botimin e Librit { Proceedings të Sesionit 13 –të të drejtorëve të akademive Olimpike në Olimpia
III. Prezantim me gojë ( Poerpoint) në Sesionin e drejtorëve të Akademive Olimpike organizuar nga Akademia Olimpike Ndërkombëtare në Olimpia.
Tema “ Aktivitetet e Akademisë Olimpike Shqiptare për vitin 2011 – 1012”. Referimi nga Përparim Ferunaj dhe Junida Pogoni .
IV. Prezantim dhe aktivitet në shkollën 9 vjeçare Gjergj Fishta. Tema Olimpizmi dhe misioni i saj nga Përparim Ferunaj
V. Prezantim me poster në Gjermani nga Agron Cuka mbi veprimtarinë e AOSH.