Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor)
Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor)
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, vijon angazhimin e tij për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit, me synim përmirësimin me njohuri, të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive. Në përmbushje të këtij qëllimi, KOKSH ka planifikuar të zhvillojë tre Kurse për Administratorë Sportivë deri në fund të vitit 2017. KOKSH ne menyre te vecante inkurajon pjesemarrjen e femrave dhe te rinjve qe te pajisen me njohuri baze mbi aftesite menaxheriale.
-
Kursi I – 4-6 Maj 2017, në Durrës (Kompleksi FAFA), (Formulari i regjistrimit)
- Kursi II – (per tu percaktuar)
- Kursi III– (per tu percaktuar)
Për regjistrimin, shkarkoni formularin e aplikimit, e plotësoni dhe e dërgoni atë në adresën e-mail kliton.muca@nocalbania.org.al
Tre sportiste do te perfitojne nga Bursat Olimpike per Lojerat Olimpike Dimerore Pyeongchang 2018
BURSAT OLIMPIKE DIMËRORE Në ambientet e KOKSH u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Bursave Olimpike Dimerore për sportistët që synojnë pjesëmarrjen në Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore PYEONGCHANG 2018. Programet…