Asambleja e 23-të e Jashtëzakonshme e KOKSH

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi në datën 10 janar 2021 Asamblenë e 23-të të Jashtëzakonshme, me kërkesë të më shumë se 2/3 të anëtarëve të Asamblesë së KOKSH me këtë Rend Dite:

  1. Fjala e hapjes nga Zv. Presidenti i KOKSH
  2. Ngritja e Komisionit të verifikimit të mandateve dhe votimit
  3. Votimi për miratimin në tërësi të ndryshimeve statutore sipas draft-Statutit të hartuar nga Komiteti Teknik.
  4. Votimi për miratimin e 3 (tre) cështjeve të diskutueshme të Draft Statutit të rishikuar.
  5. Votimi për zgjedhjen e 3 (tre) anëtarëve të KVE.
  6. Votimi për shkarkimin nga detyra e Presidentit aktual të KOKSH, z. Viron Bezhani.
  7. Diskutim mbi Asamblenë Zgjedhore të KOKSH.
  8. Mbyllja 

Kjo Asamble u drejtua nga Zv. Presidenti i KOKSH Z. Vojo Malo në mungesë të Presidentit aktual z. Viron Bezhani.  Sipas Komisionit të Akreditimit dhe Votimit, i cili përbëhej nga 3 anëtarë të miratuar me unanimitet nga Asambleja: Albens Vokopola, Alfred Tahiraj dhe Endrit Hoxha, deklaruan që pjesëmarrja në Asamble ishte 57 nga 75 delegatë me të drejtë vote që përfaqësojnë 76% të anëtarëve të KOKSH, gjë që e bën asamblenë të vlefshme për të marrë vendime.

Gjatë Asamblesë u morën vendimet si më poshtë:

  1. Asambleja e Përgjithshme e 23-të e Jashtëzakonshme e KOKSH miratoi unanimisht Draft Statutin në terësi të hartuar nga Komiteti Teknik i KOKSH.
  2. Asambleja e Përgjithshme e 23-të e Jashtëzakonshme e KOKSH për tre cështjet e diskutueshme të paraqitura nga Komiteti Teknik i Draft Statutit duke sjellë vendimet si vijon:                                        
    • Anëtarët me Titull Individual nuk do të jenë anëtarë me të drejtë vote në Asamblenë e KOKSH.
    • Kandidati për President i KOKSH nuk përbën pengesë që të ketë përfshirje në politikë.
    • Shoqatat e sporteve Olimpike gëzojnë të drejtën e 1 vote në Asamblenë e KOKSH, nga 2 vota që kishin më parë.
  3. Asambleja e Përgjithshme e 23-të e Jashtëzakonshme e KOKSH me votim të fshehtë shkarkoi z. Viron Bezhani nga detyra aktuale si President i KOKSH me 44 vota pro, 9 kundër dhe 1 e pavlefshme.
  4. Asambleja e Përgjithshme e 23-të e Jashtëzakonshme e KOKSH me votim të fshehtë zgjodhi anëtarë të Komisionit të Verifikimit dhe Etikës anëtarët:
    • Rovena Golemi; Klementina Caushaj dhe Reshard Kellici

Pas shpalljes së rezultateve të votimit, Zv. Presidenti u shpreh lidhur me datën e Asamblesë Zgjedhore, se duhet të ndjekim procedurat e regjistrimit në Gjykatë dhe MASR, më pas edhe nga ndërkombëtarët.

Menjëherë sapo të bëhët miratimi nga këto të 3 institucione, Komiteti Ekzekutiv do të vendos për datën e Asamblesë Zgjedhore.

Presidenti në detyrë i KOKSH do të jetë Zv. Presidenti Vojo Malo deri në Asamblenë Zgjedhore të radhës.

Print Friendly

Comments are closed.