Bello: Trajnimi i trajnëreve të peshëngritjes, shumë i domosdoshëm para “Tokyo 2020”

Këtë të martë ka nisur Kursi Teknik për Trajnerë në Peshëngritje, i mbështetur financiarisht nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Solidariteti Olimpik, ndërsa organizaohet nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes në Tiranë.  Në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello u shpreh:

KOKSH prej kohësh e ka pasur në politikën dhe strategjinë e tij kualifikimin e Burimeve Njerëzore, në mënyrë të veçantë kualifikimin e trajnerëve. Ne kemi organizuar disa seminare këtë vit për kualifikimin trajnerësh, dhe dy më të fundit janë në peshëngritje dhe disiplinën e kanoes, ku për këtë të fundit organizohet për herë të parë.

Padyshim disiplina e peshëngritjes ka demostruar dhe ka prodhuar talente, kështu që ne kemi nevojë të kualifikojmë Burimet Njerëzore dhe në mënyrë të veçantë trajnerët, pasi bëhet fjalë për trajner me cilësi të lartë që prodhojnë kampion europe dhe kampion bote. Pse jo, le të shpresojmë që së pari të kualifikojmë dy sportistë të cilët i kemi kuotë për “Tokyo 2020″ dhe pse jo këto dy të kualifikuar të kenë mundësi me një trajner më mirë dhe më të kualifikuar, të arrijnë rezultate sa më të larta në Olimpiadë.” 

Kursi Teknik për Trajnerët e Peshëngritjes do të përfundojë të dielën e 24 nëntorit, ndërsa pjesëmarrësit që do të kalojnë testimin, do të marrin certifikatë të njohur nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

 

 

Print Friendly

Comments are closed.