Certifikohen trajnerët e Peshëngritjes

KOKSH në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes dhe nëpërmjet programit të Solidaritetit Olimpik organizoi Kursin Teknik për Trajnerë në Peshëngritje.

Kursi u zhvillua në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, më datat 19 – 23 Nëntor 2019 nën drejtimin e ekspertit të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes Z. Tamas Feher nga Hungaria.

Në këtë kurs morën pjesë 20 trajnerë nga qytete të ndryshme si Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati, Korça etj. si trajnerë të ekipeve elitare, sportistë në sportin e peshëngritjes, instruktorë fitnesi etj.

Programi i kursit ishte i ndarë në dy faza, në atë praktike e cila zhvillohej në palestrën e Federatës së Peshëngritjes dhe faza teorike që zhvillohej në klasë që zgjasnin rreth 6 – 7 orë në ditë.

Në përfundim të këtij kursi të 20 pjesëmarrësit iu nënshtruan një provimi me shkrim nga të cilët 80% dolën me rezultat shumë të mirë por të gjithë e kaluan me sukses dhe morrën çertifikatën nga Solidariteti Olimpik si pjesëmarrjes në Kursin Teknik për Trajnerë të Nivelit të Parë në sportin e peshëngritjes.

Print Friendly

Comments are closed.