Femra në sport, dje dhe sot!

Duke festuar Ditën Ndërkombëtare të Grave, KOKSH shqiptar organizoi në 8 Mars 2021 webinarin me titull “Gratë në Sport, dje dhe sot”, transmetuar drejtpërdrejt në kanalet mediatike të KOKSH. Ky takim mblodhi rreth 20 pjesëmarrës, përfshirë ish-atletë, të cilët folën për të kaluarën dhe të tashmen duke u përballur me mendimet e atletëve aktualë, duke shkëmbyer përvoja, duke sjellë kujtime të një epoke të artë, por gjithashtu duke krahasuar avantazhet ose disavantazhet e femrave në sport.

Pjesë e takimit ishin gjithashtu përfaqësues të Ministrisë së Sporteve, KAS Shqiptar, Trajnere Femra, profesorë të Universitetit të Sporteve, Mësues të Edukimit Fizik, Doktor Sporti, Olimpistë, etj, të përshëndetur nga Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të KOKSH Z. Vojo Malo, i cili bëri thirrje këtyre zonjave pasi që jemi në prag të zgjedhjeve për organet drejtuese të KOKSH për të inkurajuar angazhimin e tyre në zgjedhjet për një pozitë udhëheqëse në Bordin Ekzekutiv ose Komisioneve në KOKSH.

Takimi theksoi rëndësinë e përfshirjes së grave në sport dhe mundësi të barabarta, rasti i statutit të KOKSH që detyron normën e 30% të grave në anëtarët e Bordit Ekzekutiv. Aktualisht, në Bordin Ekzekutiv të KOKSH-it tonë, 25% e anëtarëve të zgjedhur janë gra. Gjithashtu në bursat e mbështetjes financiare që KOKSH ofron janë 32% gra.

Rekomandimet që dolën nga takimi theksuan rëndësinë e politikave për të mbështetur pjesëmarrjen e femrave në sport, menaxhim dhe udhëheqje. Takimi gjithashtu kontribuoi në dëgjimin e nevojave dhe ndërgjegjësimin për rolin dhe angazhimin e grave në sport.

Print Friendly

Comments are closed.