Dje ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ne pedanen ku zhvillohet Kampionati Europian i Peshengritjes per te rritur, kane konkuruar tre nga sportistet e Ekipit Shqiptar prej te cileve priteshin medalje.
Ne gare fillimisht kane qene Briken Calja dhe Daniel Godelli ne peshen 69kg per meshkuj dhe me pas ka konkuruar per kategorine 58kg Romela Begaj.
Ne garen e meshkujve Daniel Godelli arriti te marre medalje ari ne stilin shtytje dhe medalje bronxi ne dy garesh. Ndersa Briken Calja ka deshtuar ne realizimin e provave ne shkeputje por ne shtytje ka rekuperuar por pa mundur te arrije rezultatin e deshiruar.
Nderkohe Romela Begaj ka arritur te marre medalje argjendi ne shkeputje dhe bronxi ne shtytje dhe ne dy garesh medalje bronxi.
Daniel Godelli (Medalje bronxi ne dygaresh)
145 kg shkeputje – 180 kg shtytje – Total 325 kg
Romela Begaj (Medalje bronxi ne dy garesh)
95 kg shkeputje – 112 kg shtytje – Total 207 kg