Informacion mbi perzgjedhjen e 2 anetareve te Komitetit Teknik te statutit dhe miratimi i Plan veprimit

Të nderuar Anëtarë të Asamblesë së KOKSH,  

Në vijim ju infomojmë mbi procesin e kryer nga anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH mbi përzgjedhjen e 2 emrave për Komitetin Teknik që do të angazhohen në grupin e punës për rishikimin e Statutit, si dhe miratimin e Plan veprimit të propozuar nga  Komiteti Ekzekutiv i KOKSH. 

Në përfundim të procesit të përzgjedhjes së 2 emrave për Komitetin Teknik që do të angazhohen në grupin e punës për rishikimin e Statutit të KOKSH, si dhe miratimin e Plan veprimit të propozuar nga Komiteti Ekzekutiv i cili përfundon me zgjedhjet për organet drjetuese të KOKSH në muajin Dhjetor 2020, u ngarkua Komisioni i Verifikimit të mandateve që të monitorojë këtë proces për të cilin u mbajt edhe proces verbal (bashkengjitur).  

Pasi u njoh me të gjithë procedurën dokumentare paraprake,  Komisioni  verifikoi përgjigjet e Anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH bazuar në njoftimin e bërë me e-mail datë 02.09.2020 dhe deklaroi se nga lista e anëtarëve 52 anëtarë (federata , shoqata dhe individë ) të cilët përfaqësohen me 75 vota, janë përgjigjur 40 anëtarë të cilët përfaqësohen me 58 vota. 12 anëtarë të Asamblesë së KOKSH me të drejtë vote që përfaqësohen me 16 vota, nuk u përgjigjën.

Sipas të dhënave, konfirmohet pjesëmarrja e shumicës së nevojshme e Anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme për të shprehur vullnetin e tyre.

Komisioni vijoi punën me përgjigjet e shprehura me anë të e-mailit duke vërtetuar orën dhe datën, si dhe shënimin e përgjigjeve të dhëna.
Nga përgjigjet e anëtarëve me të drejtë vote të cilët janë shprehur me anë të e-mailit kemi këto rezultate për dy cështjet:

I. Për përzgjedhjen e 2 emrave për Komitetin Teknik të rishikimit të statutit, kemi këtë renditje:  

1. Vojo Malo__________ 44 përzgjedhje

2. Rezart Spahia________27         -“-

3. Agim Ciraku_________ 21         -“-

4. Aldi Topciu _________  11         -“-

5. Erjon Kanxheri ______    9         -“-

6. Genti Laci __________    3         -“-

7. Aldenis Cullhaj_______   0         -“-

II. Për miratimin e Plan Veprimit (Road Map) të propozuar nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH i cili përfundon me realizimin e zgjedhjeve të organeve të reja drejtuese të KOKSH  brenda muajit Dhjetor 2020, mbi bazën e përgjigjeve të anëtarëve kemi këto rezultate:
Nga lista e anëtarëve (federata, shoqata dhe individë), janë përgjigjur 40 anëtarë me e-mail, ndër të cilët:

39 anëtarë shprehen PO miratimit të Plan veprimit _____ 57 vota

1 anëtar nuk është shprehur mbi këtë cështje.

Vendim i Komisionit

Vendim 1 _ Mbi bazën e rezultateve deklarojmë dy emrat që janë përzgjedhur për të qenë përfaqësues të Asamblesë në Grupin e punës së rishikimit të statutit të KOKSH:

  • 1. Vojo Malo
  • 2. Rezart Spahia

Vendim 2 _ Gjithashtu, deklarojmë miratimin e Plan Veprimit të propozuar nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH mbi bazën e përgjigjeve të shumicës së anëtarëve të KOKSH.

Print Friendly

Comments are closed.