KOKSH – Kurs online mbi administrimin sportiv, dedikuar sportisteve

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nisi sot më 15 Maj 2020, Kursin online mbi Administrimin Sportiv dedikuar sportistëve. I dizenjuar në formën e një trajnimi në distancë, online, kjo formë i vjen në ndihmë sportistëve aktivë dhe atyre që janë në përfundim të karierës së tyre për tu pajisur me njohuri dhe aftësi ndryshe nga ajo e sportit specifik, për të plotësuar pa mundësinë e tyre kohore për shkak të dedikimit në karierën sportive.

Z. Stavri Bello i cili ëshë edhe Drejtor Programi i kurseve të tilla i licensuar nga Solidariteti Olimpik, theksoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë që sportistët të pajisen me aftësi të nevojshme për jetën pas karrierës sportive ku do të përballen me tregun e punës dhe për këtë qëllim ata duhet të jenë të përgatitur.

Për shkak të situatës COVID-19 dhe duke marrë parasysh që të gjitha ngjarjet sportive janë anuluar, kemi menduar që është koha më e mirë për të përfshirë atletët në një program formimi ndërsa ata kanë më pak angazhim stërvitor dhe më shumë kohë të lirë. KOKSH është duke u përpjekur t’u ofrojë sportistëve një mundësi për të ballafaquar informacionin me karrierën e tyre sportive duke kombinuar informacionin e menaxhimit të sportit në perspektivën teorike dhe modelet e praktikave të mira.

Ky kurs ofrohet nga KOKSH si pjesë e programeve të Solidaritetit Olimpik dhe përvec lektorëve vendas, do të ketë edhe lektor të huaj të ftuar nga rrjeti MEMOS dhe ekspertë vendas.

Me synimin për të ofruar një kurs trajnimi miqësor, kursi do të zgjasë 10 ditë nga data 15-29 Maj 2020.

Përmes këtij kursi, sportistët do të kenë një kuptim  të përgjithshëm të Lëvizjes Olimpike, strukturën, parimet dhe përbërësit e saj. Ata gjithashtu do të kenë një kuptim më të mirë të vlerave, parimeve Olimpike dhe filozofisë së saj. Ky kurs do t’u japë atyre disa koncepte të menaxhimit dhe cilat janë organizatat sportive, cili është misioni i tyre dhe si funksionojnë ato. Duke kuptuar këto koncepte dhe informacionet që do të sigurohen, do t’i ndihmojë ata të kenë një panoramë më të mirë se si mund të menaxhohet Komisioni i Atletëve në një mënyrë të duhur dhe efektive.

Print Friendly

Comments are closed.