KOKSH solidarizohet me familjet e prekura nga tërmeti

Sot Shqipëria është në ditë zie kombëtare në respekt të viktimave që kanë humbur jetën nga tërmeti apokaliptik i 26 Nëntorit me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter.

Ekipet e emergjencës janë duke kërkuar ende nën rrënoja me shpresën për të gjetur të tjerë të mbijetuar. Deri më tani kanë humbur jetën të paktën 27 viktima ndërsa janë plagosu 650 oersona.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar solidarizohet me të gjithë familjet e prekura nga lëkundjet sizmike të oreve të para të atij mëngjesi tragjik.

Me keqardhje dhe dhimbje ju shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave ndërsa urojmë që numri i të shpëtuarëve nga rrënojat të jetë sa më i lartë.

Print Friendly

Comments are closed.