KONKURS OLIMPIK

Akademia Olimpike Shqiptare shpall organizimin e konkursit me fotot e punimeve qe kane teme “Simbolet dhe Vlerat Olimpike”
Afati i pregatitjes dhe dorezimit te materialeve eshte deri me date 6 Maj 2020.

Mesuesit e Edukimit Fizik do te mbledhin fotot/punimet dhe me pas do te dergojne albumet e materialeve prane KOKSH te cilat me pas do te publikohen ne faqen e FB te KOKSH. Ndjekja, shikushmeria dhe pelqimi i tyre nga ndjekesit ne FB do jete pjese e kritereve te vleresimit pervec kreativitetit dhe elementeve estetike.

Ne daten 9 maj 2020, do shpallen tre materialet me te bukuara dhe me te pelqyera ndersa per nxenesit fitues do te kete edhe cmime.

Kriteret te konkursit:
-Marrin pjese nxenesit e shkollave 9 vjecare
-punimet duhet te jene orgjinale dhe jo te kopjuare ( vleresohet vecanerisht kreativiteti)
-foto ose punimi duhet te kete emrin e nxenesit, klasen, mesuesin/t te edukimit fizik dhe shkollen pjesemarrese.

#AkademiaOlimpikeShqiptare#EdukimiOlimpik #JavaOlimpike #Qendroneshtepi #Qendroaktiv #Behukreativ

Print Friendly

Comments are closed.