Konkursi Olimpik

Akademia Olimpike Shqiptare ne perfundim te Konkursit Olimpik falenderon te gjithe pjesemarresit , nxenes , mesues dhe prinder qe u angazhuan ne kete aktivitet dhe dhane me te miren e tyre duke treguar se dhe ne kushtet e veshtira te pandemise mund te jetojme me Vlerat Olimpike.
Ashtu sic kemi njoftuar ne fillim te celjes se konkursit afati i pregatitjes dhe dorezimit te fotove ishte deri me date 6 Maj 2020.
🔵 Mesuesit e Edukimit Fizik mbledhen fotot per tu derguar deri ne kete date albumet e materialeve prane KOKSH te cilat jane perzgjedhur te publikohen ne faqen e FB te KOKSH.
🔹Ndjekja, shikushmeria dhe pelqimi i tyre nga ndjekesit ne FB do jete pjese e kritereve te vleresimit pervec kreativitetit dhe elementeve estetike.
Ne daten 📣 9 maj 2020, do shpallen tre materialet me te bukuara dhe me te pelqyera ne faqen e fb te Koksh ndersa per nxenesit fitues do te kete edhe cmime.
🔶Kriteret te konkursit:
🔸Marrin pjese nxenesit e shkollave parauniversitare
🔸Punimet duhet te jene orgjinale dhe jo te kopjuare ( vleresohet vecanerisht kreativiteti)
🔸Foto duhet te kete emrin e nxenesit, klasen, mesuesin/e edukimit fizik dhe shkollen pjesemarrese.

Te gjithe ju nxenes jeni fitues dhe AOSH ka pregatitur nje Certifikate per secilin nga 23 nxenesit pjesemarres me punimet e perzgjedhura.
Certifikate per mesuesin dhe shkollen pjesemarrese gjithashtu kemi pregatitur , sepse duam te vleresojme maksimalisht punen e palodhur dhe perkushtimin e tyre. Keto certifikata do tjua dergojme me poste.

Nga postimet e 23 fotove te perzgjedhura ne faqen e FB te KOKSH :
– Anel Golemi , nxenes I Shkolles”Skender Libohova”, Lushnje eshte Fitues I Cmimit Special “Punimi me I pelqyer nga publiku” me 826 pelqime dhe shume komente te bukura.

Te gjithe jeni fitues, por ne perfundim do te kemi tre fitues , vleresimin e te cileve ja besuam piktorit Parid Dule, ashtu sikurse u moren parasysh opinionet dhe vleresimet tuaja ne facebook, dhe po I shpallim me poshte bashke me pershkrimin e vleresimit:
– Fitues i vendit te pare nxenesja Enis Ferko, e Shkolles Mark Dashi, Fier , mesuese Adelina Memaj.
Ky krijim mbi simbolin olimpik te rratheve eshte nje realizim ne te cilin jane nderthurur levizja dinamike gjimnastikore me koloritin simbol te olimpizmit dhe nje linje trendi e kreativitetit shume te vecante.
– Fituese e vendit te dyte eshte nxenesja Amaida Cela, e Shkolles “Vasil Ziu”, Durres , me mesuese Rolanda Mece.
Hijeshia dhe levizja pothuaj klasike dominon ne kete mendim kreativ sa te lashte dhe bashkohor te simboliteve olimpike .Percjell mesazh elegant dhe te bukur duke krijuar nje atmosphere antike ne kohen moderne.
– Fitues I vendit te trete eshte nxenesi Anel Golemi I Shkolles Skender Libohova, me mesuese Majlinda Ziu.
Me dafine ne koke e pishtar te pashuar olimpik ,ne sfondin e ratheve olimpik te realizuar me duar e tij, eshte realizuar kjo foto shume simbolike si nje deshire e pashtershme dhe e sigurte e brezit te ri ne vazhdimesine e flakes dhe dafines.

– Cmim Inkurajues Per me te vegjelit pjesemarres ne kete konkurs. Punimin e Shkolles “Beslidhja”, Lezhe, nxenesja 7 vjec Milada Nicaj, klasa e pare dhe Aksel e Aron Shtjefni 6 vjec ne kopesht.

Cmimet per fituesit jane:
Cmimi pare nje komplet tuta te stampuar kuq e zi te Ekipit Olimpik
Cmimi dyte eshte nje pale atlete
Cmimi trete bluze kuq e zi I Ekipit Olimpik

Ju faleminderit te gjitheve per angazhimin dhe punen me pasion jo vetem te finalisteve dhe fituesve por te gjithe pjesemarresve qe kane derguar punime. Jetojme me Vlerat Olimpike!

Print Friendly

Comments are closed.