Mbledhje online e Komitetit Ekzekutiv

Nga mbledhja Komitetit Ekzekutiv të KOKSH zhvilluar dt. 20/07/2020, në platformën online Zoom, u morën vendimet si më poshtë:

  • Miratimi i procesverbalit nr.3 i mbledhjes së kaluar.
  • U miratua vijimi për kryerjen e auditimit të vitit 2019 nga shoqëria Lireng Auditing shpk.
  • U vendos që administrata e KOKSH të përgatitsë projektet për aplikim në EOC.
  • Miratimi i kontratës e re për shërbimet e Vodafone Albania sh.a ndaj KOKSH.
  • Kërkesat e Federatave për mbështetjen e sportistëve ti kalojnë Komisionit Teknik.
  • Komiteti Ekzekutiv la porosi për pregatitjen e kritereve për zgjedhjen e dy anëtarëve që do të përfaqësojnë KOKSH në KomitetinTeknik për ndryshimet statutore.
  • U miratua pjesëmarrja në Festivalin Olimpik Rinor Europian Dimëror EYOF “Voukatti 2021”.
  • U vendos për mos pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme zgjedhore të ENGSO.  
  • U miratua aplikimi në AFCNO për vullnetar francez në KOKSH për vitin 2021.
  • U miratuan pagesat për kuotat e anëtarësisë në organizatat ndërkombëtare ku aderon KOKSH.
  • Miratimi për pagesën e abonimit në platformë online deri në dhjetor 2020.
  • U miratuan kërkesat për trajnimin dhe kualifikimin e anëtarëve të stafit të KOKSH Lunada Met’hasani dhe Kliton Muca.
  • U vendos të përgatitet një plan i detajuar me datat për ecurinë e zbatimit të rezolutës deri në fund të vitit 2020.
Print Friendly

Comments are closed.