MERSIN 2013 – Takim i perbashket me Fderatat Sportive

KOKSH, Komisioni Teknik i KOKSH dhe perfaqesues Federatave Sportive, zhvilluan nje takim te perbashket ne lidhje me pjesemarrjen ne Lojrat mesdhetare “Mersin 2013”. Kjo mbledhje pervec se informuese me informacionet e nevojshme nga mbledhja e Shefave te Misionit mbajtur me date 18 Nentor, ishte edhe nje rikujtim per Federatat sportive pasi deri me date 10 Nentor 2012, KOKSH duhet te beje regjistrimin sipas sportit prane organizatoreve. Nje nga ceshtjet kryesore ishte aspekti financiar i Federatave sportive, pavaresisht se ne kalendarin e tyre vjetor e kane vleresuar pjesemarrjen ne Mersin 2013. Te ftuar ne kete takim ishin edhe perfaqesues te MTKRS per te vleresuar maksimalisht pjesemarrjen e Shqiperise ne Lojrat Mesdhetare por kjo e fundit nuk ishte prezent ne takim. Deri diku sportet individuale konfirmojne pjesemarrjen por problem paraqesin sportet me skuadra.

Ne takim u theksua angazhimi qe Federatat jo thjesht pjesemarrjen te fillojne pregatitjen e sportisteve ne menyre qe te synohet per medalje dhe rezultate.

Print Friendly

Comments are closed.