Njoftim zyrtar i KOKSH

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ju bën me dije ektraktet e vendime të Komitetit Ekzekutiv të mbajtura përkatësisht më datë 2 tetor 2019 dhe 12 nëntor 2019.

VENDIM NR. 79 / 2019

Të pezullojë Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar z. Viron Bezhani dhe t’i kërkohet Asamblesë përkatëse shkarkimi i tij nga detyra. Ky vendim u mor bazuar në arsyet si më poshtë: dëmtim i imazhit të organizatës, mashtrim i opinionit publik, nxitje e mosbesimit në rradhët e sportistëve duke gënjyer, përfaqësim jo i denjë i detyrës si President, paaftësi drejtuese, mungesë e plotë etike, përçarje e Komitetit Ekzekutiv dhe anëtarësisë së KOKSH, sulm dhe dhunë psikologjike ndaj administratës, akuza për vjedhje të paarsyetuara në fakte dhe dokumentacion, fyerje e rëndë e anëtarëve dhe ulje e imazhit tek ndërkombëtarët (IOC, EOC, ICMG, ANOC etj.). Nga momenti i pezullimit deri në mbledhjen e Asamblesë përkatëse, detyrat dhe përgjegjësitë e Presidentit, referuar Statutit dhe Rregullores së Brendshme, do të mbulohen nga Zv. Presidenti i KOKSH, Z. Vojo Malo, që do të jetë President në detyrë. Vendimi u miratua me shumicë votash të 7 anëtarëve që u shprehën pro dhe 3 kundër (1 anëtar mungonte në këtë mbledhje)

VENDIMI NR. 80 / 2019

“Komiteti Ekzekutiv vendosi të konsiderojë të pavlefshme shkresën e z. Viron Bezhani, datë 11/11/2019, me objekt: “Vendim lidhur me zgjidhjen e marrdhënieve te punës me punëmarrësin Z.Stavri Bello” duke qënë se që nga data 02/10/2019, Komiteti Ekzekutiv i KOKSH e ka pezulluar z. Bezhani nga detyra si President me vendim  nr. 79/2019”.  Vendimi u mor me shumicë votash.

VENDIMI NR. 81 / 2019

“Bazuar në Statutin dhe Rregulloren e Brendshme, Komiteti Ekzekutiv i KOKSH vendosi të rikonfirmojë në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm z. Stavri Bello. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i bëhet me dije institucioneve dhe partnerëve të KOKSH.” Vendimi u miratua unanimisht.

Këto vendime u janë komunikuar të gjithë anëtarëve të Asamblesë së KOKSH, institucioneve si dhe organizatave partnere të KOKSH.

Print Friendly

Comments are closed.