Dje Ekipi Olimpik Rinor i cili do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike Rinore “Nanjing 2014” u mblodh në një takim në zyrat e KOKSH në të cilin ishin prezent edhe përfaqësues të federatave përkatëse.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i Ekipit lidhur me pjesëmarrjen në këto Lojra, masat e marra nga KOKSH si dhe koordinimi me Federatat përkatëse për përgatitjen dhe gjendjen e sportistëve që do të marrin pjesë. Gjithashtu në këtë takim, Ekipit i është prezantuar uniforma e përfaqësimit e siguruar nga KOKSH si dhe nënshkrimi i kontratave për pjesëmarrje si Anëtar i Delegacionit Olimpik.
Sportistët dhe displinat pjesëmarrëse:
Realdo Ramaliu – Ciklizem
Ridion Kopshti – Ciklizëm
Noel Borshi – Not
Eneda Deliu – Atletikë
Suad Bashku – Atletikë
Skedat dhe më shumë informacion rreth sportistëve i gjeni në vijim të faqes ose në www.facebook.com/olimpikshqiptar
KOKSH ka mundësuar grumbullimin e sportistëve për përgatitjen përfundimtare përpara pjesëmarrjes në Lojrat Olimpik Rinore “Nanjing 2014” në mënyrë që ata të përfaqësojnë më të mirën e tyre me rezultatin sportiv.
Aktualisht dy sportistët e atletikës Deliu dhe Bashku janë grumbulluar në resortin Te Stela dhe po vijojnë përgatitjen e tyre në stadiumin Qemal Stafa. Ndërkohë, ciklistët Ramaliu dhe Kopshti duke qenë se Federata Shqiptare e Ciklizmit ka kërkuar që sportistët të grumbullohen dhe vijojnë stërvitjen në Itali, për shkak të kushteve dhe infrastrukturës më të përshtatshme. Gjithashtu edhe notarja Borshi ka vijuar stërvitjen në Itali për shkak të kushteve më të mira stërvitore.
Nisja e Ekipit Olimpik Rinor pjesëmarrës në Lojrat Olimpike Rinore “Nanjing 2014” do të jetë më datë 12 Gusht 2014. Mqns ciklistët për shkak të bazës materiale dhe vijimit të grumbullimit, do të nisen direkt nga Italia për në Nanjing.
Ekipi Olimpik Rinor përbëhet nga:
Realdo Ramaliu – Ciklizem
Ridion Kopshti – Ciklizëm
Francesco Frassi – Trajner
Noel Borshi – Not
Sadik Mema – Trajner
Eneda Deliu – Atletikë
Suad Bashku – Atletikë
Gjergj Ruli – Zyrtar
Sabahat Kastrati – Masazho terapist
Kliton Muca – Staf Administrativ