Shpallja e listes se Anetareve dhe Kandidateve nga KVE

Te nderuar Anetare te KOKSH,
Ne vazhdim te procedurave per organizimin e Asamblese Zgjedhore te KOKSH ne 17 Prill, 2021, bashkengjitur do te gjeni dy lista, NJE qe reflekton statusin e dokumentacionit te sjelle nga cdo Organizate Sportive (sipas perkufizimit ne Statut) dhe NJE qe reflekton statusin e dokumentacionit te sjelle per secilin kandidat ne gare ne kete Asamble.  
Sipas Statutit, te gjitha verejtjet, ankesat, korrigjimet apo plotesimet e dokumentave (me perjashtimin e atyre dokumentave qe duhet te ishin dorezuar brenda nje afati kohor qe ka kaluar (p.sh., formulari i akreditimit, formulari i propozimit) duhet te dergohen me shkrim (email eshte ok) prane KVE brenda 5 diteve nga data e sotme.  KVE do te shqyrtoje secilen nga verejtjet, ankesat, korrigjimet dhe/ose plotesimet qe vine dhe do te marre nje vendim brenda 3 diteve kohe nga dita e fundit e fazes 5 ditore te siperpermendur.
Ju lutemi te mbani parasysh pikat e meposhtme:

  • Ne lidhje me Organizatat Sportive qe kane mungese dokumentacioni per aktivitetet e vitit 2020, dorezimi i nje liste aktivitetesh apo i nje deklarate qe sqaron veshtiresite/mangesite per te organizuar keto aktivitete, ne secilin rast e firmosur/vulosur nga perfaqesuesi perkates i Organizates Sportive eshte e mjaftueshme.
  • Ne lidhje me pagesen e kuotave per vitin 2020, i vetmi dokument/konfirmim qe pranohet nga KVE eshte nje konfirmim me email ose me shkrese nga Sekretariati i KOKSH qe konfirmon pagesen e bere nga Organizata Sportive perkatese.  
  • Ne diten e Asamblese, te vetmit persona qe mund te votojne jane ata te cilet jane referuar ne formularin e akreditimit te dorezuar prane KVE ose ata persona te tjere qe paraqesin nje mandat perfaqesimi specifik per kete qellim nga personat e referuar ne formularin e akreditimit te siperpermendur.
  • Cdo person qe do te votoje ne 17 Prill, 2021 duhet te kete me vete nje karte identiteti ose pashaporte.
  • Ne lidhje me konstatimin e nenshtetesise, KVE, per te lehtesuar ngarkesen e kandidateve ka marre ne konsiderate dhe dokumentin e identifikimit te paraqitur prane noterise per leshimin e deklarates noterial.
  • Ne lidhje me vlefshmerine e dokumentacionit te paraqitur, KVE ka marre per te mireqene vlefshmerine e kopjeve elektronike te dorezuara nga kandidatet perkates.

Duke patur parasysh sasine teper voluminoze te dokumentacionit qe eshte dorezuar, si dhe situaten ne te cilen po punojme, KVE kerkon mirekuptimin tuaj nese ne dokumentat e meposhtme hasni ndonje gabim apo ndonje dokument te cilin ju e keni dorezuar, nuk eshte reflektuar si i tille.  Periudha 5 ditore ne vijim eshte kyce per te adresuar situatat e tilla, nese ekzistojne, dhe ju premtojme mirekuptimin dhe bashkepunimin tone maksimal per te zhvilluar nje Asamble dinjitoze dhe te suksesshme brenda normave te parashikuara nga Statuti i ri.
Per cdo pyetje, ju lutemi mos hezitoni te na thoni.
Me shume respekt,
Komisioni i Verifikimeve dhe Etikes

☏ Kontakt________✉ E-mail

Reshard Kellici _______☏+355697320065__✉ reshard.kellici@gmail.com

Rovena Golemi________☏+355682035794__✉ golemi77@yaoo.com

Klementina Caushaj___☏+355692335918__✉ caushajklmentina@gmail.com

Print Friendly

Comments are closed.