Ne zbatim te Rezolutes se KOKSH date 09.02.2020, si vullnet i dakordesuar nga te gjitha palet anetare te Asamblese se Pergjithshme, ne paragrafin 6 te saj parashikon krijimin e Komitetit Teknik per rishikimin e Statutit. Ky Komitet i perbere nga perfaqesues te: Komitetit Olimpik Nderkombetar, Komitetit Olimpik Europian, Ministrise se Arsimit, Sportit dhe Rinise, si dhe dy perfaqesues te zgjedhur nga Asambleja e KOKSH kane kryer misionin e besuar nga Asambleja per te cilin meritojne nje falenderim te vecante per punen vullnetare dhe kontributin profesional. Ne perfundim te procesit te ketij grupi pune, konsultimeve te gjera me anetaresine dhe paleve te interesuara, kane dale me versionin final te Draft Statutit i cili do te miratohet ne Asamblene e Jashtezakonshme Statutore qe do te zhvillohet me date 13.12.2020.
Projekti “Talent Sot – Olimpist Nesër”
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është i angazhuar për të mbështetur të rinjtë duke krijuar premisat për sportistë cilesorë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare me rezultate të larta. Qëllimi i projektit është që: Të identifikojë dhe mbështesë sportistët më premtues financiarisht dhe moralisht që talentin e tyre ta zhvillojnë dhe përmirësojnë më tej. Ky projekt është i vlefshëm vetëm për sportistë të sporteve individuale Olimpike dhe përfitues do të jenë sportistët më të mirë premtues. Procedura raportimit


TRAJINIM ONLINE MBI ADMINISTRIMIN SPORTIV
🔴⚫️🔵 SE SHPEJTI… 15-29 Maj 2020🔴⚫️🔵 KURS TRAJNIMI ONLINE 💻⌨️🖥🔴⚫️🔵 MBI ADMINISTRIMIN SPORTIV 👩💼📑📉📊💎💎💎 DEDIKUAR SPORTISTEVE Sportistet e interesuar mund te regjistrohen ne linkun vijues https://forms.gle/VeiT8E6MZ8WLBBER9 Numri pjesemarresve eshte i limituar prandaj parimi do jete kush regjistrohet i pari ze vendin. Minimumi 40% e pjesemarresve do te jene sportiste (F). Aplikantet qe do te perzgjidhen per te qene pjese e kursit […]


REZOLUTË E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË 22-të E JASHTËZAKONSHME E KOMITETIT OLIMPIK KOMBËTAR SHQIPTAR
Miratuar , sot me datë 9 shkurt 2020, në perfundim të mbledhjes së Asamblesë me 45 vota pro dhe 3 kundër “Pas rekomandimeve të IOC / EOC, të gjitha palët pranuan që misioni kryesor i KOKSH tani është: të përqendrohet në përgatitjen e Delegacionit për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Prandaj, është rënë dakord […]


KOKSH synon ringritjen e Komisionit të Sportisti
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar organizoi të premten e 13 Dhjetorit 2019, Forumin me temë “Roli dhe rëndësia e Komisionit të Sportistit” me sportistë dhe studentë të Universitetit të Sporteve të Tiranës. Pas Forumit të 10-të të Sportistëve Europian të organizuar nga Komiteti Olimpik Evropian (EOC) në Dublin, ku KOKSH u përfaqësua me 2 sportistë Gerti […]


Dita Botërore e Ecjes #worldwalkingday
4 tetori njihet zyrtarisht si Dita Botërore e Ecjes, ndaj edhe Organizata Botërore e Sport për të Gjithë (TAFISA) inkurajon të gjithë anëtarët e saj të bashkohen në stafetën më të madhe 24-orëshe në 160 vende të botës.

Duke qënë se pandemia globale ka pezulluar cdo aktivitet sportiv dhe jo vetëm, kjo ditë është konceptuar si solidarizim me të gjithë sportistët elitarë shqiptar që kanë ndërprerë garat e tyre pak kohë para Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, eventit më të madh sportiv në botë.
Në këtë kuadër Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ju fton t’i bashkoheni kësaj nisme të Komisionit “Sport për të Gjithë” dhe Federatës Shqiptare “Sport për të Gjithë, për të përshkruar 2 km ecje në Parkun e Liqenit, Tiranë, data 4/10/2020, ora 10:00, përkrah sportistëve elitarë shqiptar.
Gjatë distancës së përcaktuar ju mund të provoni ose thjeshtë ndiqni aktivitete rekreative sportive si Canoe, Çiklizëm, Basketboll, Karate, Taekwondo, Vrapim, Kërcim së Gjati dhe gjuajtje me Hark.
Ecja është mënyra më e mirë për të mposhtur pandeminë duke qëndruar të shëndetshëm dhe aktiv.
Bashkohu edhe ti dhe posto një foto me hashtag #worldwalkingday #nocalbania dhe #tafisa. Fotoja juaj do të bëhet pjesë e materialit promovues që do t’ju dërgohet ndërkombëtarëve.
Partnerët e KOKSH në këtë event: Agjensia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, Federata Shqiptare e Atletikës, Canoes, Çiklizmit, Harkut, Karatesë, Sport për të Gjithë, Taekwondo si dhe Olimpiku Special.
Raiffeisen Bank – Sponsor Gjeneral i KOKSH për “Tokyo 2020” RTSH Sport – Media Partner Uji “Lajthiza” – furnizuesi i aktivitetit
Kujdes! Kini parasysh që ky aktivitet do të zhvillohet nën rregulla të rrepta të distancimit social dhe mbajtjes së maskës.

Informacion mbi perzgjedhjen e 2 anetareve te Komitetit Teknik te statutit dhe miratimi i Plan veprimit
Të nderuar Anëtarë të Asamblesë së KOKSH,
Në vijim ju infomojmë mbi procesin e kryer nga anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH mbi përzgjedhjen e 2 emrave për Komitetin Teknik që do të angazhohen në grupin e punës për rishikimin e Statutit, si dhe miratimin e Plan veprimit të propozuar nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH.
Në përfundim të procesit të përzgjedhjes së 2 emrave për Komitetin Teknik që do të angazhohen në grupin e punës për rishikimin e Statutit të KOKSH, si dhe miratimin e Plan veprimit të propozuar nga Komiteti Ekzekutiv i cili përfundon me zgjedhjet për organet drjetuese të KOKSH në muajin Dhjetor 2020, u ngarkua Komisioni i Verifikimit të mandateve që të monitorojë këtë proces për të cilin u mbajt edhe proces verbal (bashkengjitur).
Pasi u njoh me të gjithë procedurën dokumentare paraprake, Komisioni verifikoi përgjigjet e Anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH bazuar në njoftimin e bërë me e-mail datë 02.09.2020 dhe deklaroi se nga lista e anëtarëve 52 anëtarë (federata , shoqata dhe individë ) të cilët përfaqësohen me 75 vota, janë përgjigjur 40 anëtarë të cilët përfaqësohen me 58 vota. 12 anëtarë të Asamblesë së KOKSH me të drejtë vote që përfaqësohen me 16 vota, nuk u përgjigjën.
Sipas të dhënave, konfirmohet pjesëmarrja e shumicës së nevojshme e Anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme për të shprehur vullnetin e tyre.
Komisioni vijoi punën me përgjigjet e shprehura me anë të e-mailit duke vërtetuar orën dhe datën, si dhe shënimin e përgjigjeve të dhëna.
Nga përgjigjet e anëtarëve me të drejtë vote të cilët janë shprehur me anë të e-mailit kemi këto rezultate për dy cështjet:
I. Për përzgjedhjen e 2 emrave për Komitetin Teknik të rishikimit të statutit, kemi këtë renditje:
1. Vojo Malo__________ 44 përzgjedhje
2. Rezart Spahia________27 -“-
3. Agim Ciraku_________ 21 -“-
4. Aldi Topciu _________ 11 -“-
5. Erjon Kanxheri ______ 9 -“-
6. Genti Laci __________ 3 -“-
7. Aldenis Cullhaj_______ 0 -“-
II. Për miratimin e Plan Veprimit (Road Map) të propozuar nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH i cili përfundon me realizimin e zgjedhjeve të organeve të reja drejtuese të KOKSH brenda muajit Dhjetor 2020, mbi bazën e përgjigjeve të anëtarëve kemi këto rezultate:
Nga lista e anëtarëve (federata, shoqata dhe individë), janë përgjigjur 40 anëtarë me e-mail, ndër të cilët:
39 anëtarë shprehen PO miratimit të Plan veprimit _____ 57 vota
1 anëtar nuk është shprehur mbi këtë cështje.
Vendim i Komisionit
Vendim 1 _ Mbi bazën e rezultateve deklarojmë dy emrat që janë përzgjedhur për të qenë përfaqësues të Asamblesë në Grupin e punës së rishikimit të statutit të KOKSH:
- 1. Vojo Malo
- 2. Rezart Spahia
Vendim 2 _ Gjithashtu, deklarojmë miratimin e Plan Veprimit të propozuar nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH mbi bazën e përgjigjeve të shumicës së anëtarëve të KOKSH.
SQARIM për Anëtarët e Asamblesë së KOKSH
Sqarim për Anëtarët e Asamblesë së KOKSH
Të nderuar Anëtarë,
Referuar amullisë të krijuar me dashje për shkak të komunikimeve që mund të keni marrë për zhvillimin e ndonjë Asambleje të Jashtëzakonshme për datën 1 Shtator 2020, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ju sqaron se:
○ Çdo informacion apo njoftim që mund të merrni jashtë adresës zyrtare të e-mail të KOKSH është jo i rregullt.
○ Komiteti Ekzekutiv i KOKSH nuk ka marrë asnjë vendim për mbajtjen e njdonjë Asambleje të Jashtëzakonshme
○ Rezoluta ne fuqi e KOKSH e dakordësuar më 09.02.2020, në pikën 2 të saj citohet qartë hierarkia vendimmarrëse dhe se cdo vendim i njëanshëm që merret jashtë vendimmarrjes së organeve drejtuese të KOKSH është i pa vlefshëm.
2. Organet drejtuese dhe hierarkia vendimmarrëse duhet të respektohen si më poshtë:
a. Asambleja e Përgjithshme si organi suprem vendimmarrës
b. Komiteti Ekzekutiv
Askush duke përfshirë Presidentin ose ndonjë zyrtar/anëtar tjetër i Komitetit Ekzekutiv nuk mund të marrë vendime individuale ose të njëanshme, dhe të gjitha vendimet e marra nga organet drejtuese të përmendura më lart duhet të respektohen.
Në linjë me këtë cështje është shprehur edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me anë të komunikimit me e-mail të cilin e gjeni bashkëngjitur (origjinali në anglisht dhe të përkthyer në shqip).
Për informacionin tuaj në vijim do të gjeni komunikimin me e-mail të përfaqësuesit të IOC drejtuar Presidentit, Anëtarëve të KE dhe Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH (origjinali ne anglisht dhe i perkthyer ne shqip).
Ju falenderojmë për mirëkuptimin.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar




Rezultatet mbi qendrimin e Anetareve per perzgjedhjen e kandidateve te Komitetit Teknik
Informacion për Anëtarët e Asamblesë së KOKSH
Në vijim të komunikimit tonë të datës 21.08.2020 mbi mënyrën e përzgjedhjes së dy anëtarëve në Komitetin Teknik për rishikimin e statutit të KOKSH, ju informojmë se brenda afatit datë 29.08.2020, u përgjigjën duke shprehur qëndrimin e tyre 45 subjekte anëtarë të KOKSH, 7 subjekte anëtarë të KOKSH nuk u përgjigjën.
Nga totali i 45 subjekteve që janë përgjigjur, kanë shprehur qëndrimin e tyre si më poshtë:
- 37 subjekte janë shprehur për mënyrën me Email
- 1 subjekt është shprehur për mënyrën Online
- 7 subjekte janë shprehur për mënyrën në Sallë
Mbi bazën e qëndrimit të shumicës së anëtarëve, përzgjedhja e dy kandidatëve do të realizohet
- Me E-MAIL
KE e KOKSH miraton projektin e Komisionit Teknik per mbeshtetjen e Sportisteve
Dje Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka miratuar projektin e paraqitur nga Komisioni Teknik ne mbeshtetje te sportisteve te quajtur “Talent sot – Olimpist neser”.
Ka qene nje nisme e Komisionit Teknik per te zhvilluar nje program ne ndihme dhe mbeshtetje te sportisteve te talentuar ne kategori te ndryshme moshash dhe sporte. Ky projekt synon objektiva ne disa drejtime duke mbeshtetur sportiste qe te rinj te talentuar te cilet mund te jene pjese e Ekipit Olimpik ne te ardhem, sikurse edhe sportiste te cilet tashme kane ndjekur cilklin Olimpik te kualifikimit per Tokyo 2020.
Projekti eshte i shtrire ne 12 muaj duke filluar nga 1 Gusht 2020. Kjo liste e 25 sportisteve i shtohet listes se sportisteve mbajtes se Burses Olimpike Tokyo 2020 si dhe atyre te Beijing 2022 qe qe ne total shkon ne 34 sportiste qe mbeshteten financiarisht nga KOKSH.
Shuma totale e projektit “Talent Sot – Olimpist Neser” miratuar nga KE e KOKSH eshte 100.080 USD.
