Konference e dytë Kombetare e Sport për të Gjithë
Konferenca e dyte Kombetare e Sportit per te Gjithe me teme “Shoqeri ne Levizje”, organizohet nga Federata Shqiptare e Sport per te Gjithe me mbeshtetjen e Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar,…
Titullaret e KOKSH, pritje per Ismail Keta, tre here kampionin e botes ne Kik Boks
Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani dhe Sek.Pergjithshem z. Stavri Bello, ofruan nje pritje ne KOKSH per Ismail Keta, tre here kampion i botes ne sportin e Kik boksit. z.…
Komisioni Sport per te Gjithe i KOKSH
Komisioni Sport per te Gjithe i KOKSH i kryesuar nga z. Ilir Gusho, filloi punen e tij per te planifikuar aktivitetet qe KOKSH do te ndermarre ne baze te nje…
“Mbeshtetje dhe trajnim ne qendra te specializuara per sportistet cilesore”
Deklarate per Shtyp
17.12.2013
nga Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani ne takimin me z. Gjergj Ruli (zv.President i KOKSH, Kryetar i Komisionit Teknik te KOKSH dhe President i Federates Shqiptare te Atletikes) dhe z. Shkelqim Mema (President i Federates Shqiptare te Skive)
KOKSH eshte i angazhuar per te mbeshtetur sportistet cilesore te cilet synojne rezultate te larta sportive dhe gjithashtu per kualifikimin ne Lojrat Olimpike qofte ato dimerore apo verore. Jemi ketu sot per te nenshkruar marreveshjen sebashku me Federatat Sportive perkatese ate te atletikes dhe te skive per te mundesuar mbeshtetjen e dy sportisteve per nje trajnim me te specializuar.
Njera eshte sportistja Luiza Gega me te cilen sot nisim proceduren e trajnimit te saj ne nje nga qendrat e nivelit te larte te Federates Nderkombetare te Atletikes (IAAF) qe ndodhet ne Kenia. Pervec synimit per pergatitjen e saj per nje rezultat dinjitoz perpara kampionatit boteror me salla te mbyllura qe zhvillohet ne Poloni ne muajin Mars 2014, synimi i KOKSH eshte afatgjate, pergatitja e saj per kualifikimin ne Rio 2016. Eshte hera e pare qe fillojme mbeshtetjen e sportiste te caktuar pothuiase 3 vjet perpara Lojrave Olimpike. Per ne kjo nenkupton fillimin e ndertimit te Ekipit Olimpik per Rio 2016.
Sportistja e dyte qe perfiton eshte skiatorja Suela Mehilli e cila stervitet ne Itali. KOKSH ka negociuar forte me
Trajnim per Administratoret Sportive – Tirane (12-14 Dhjetor 2013)
Ne datat 12-14 Dhjetor 2013, Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar organizoi ne Tirane prane Resort Testela Kursin e Administratoreve Sportive me pjesemarrjen e 22 perfaqesuesve te federatave, klubeve dhe shoqatave te…
Shqipëri-Kosovë / Takimi i 2-të i Përbashkët i Institucioneve Sportive
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), sot në datën 7 Dhjetor 2013 zhvilluan një takim të përbashkët në formë të Tryezës së Rumbullakët me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të anëtarëve të bordeve ekzekutive të Komiteteve Olimpike respektive, Federatave Sportive Olimpike shqiptare dhe ato kosovare, si dhe Drejtoritë e Sportit pranë Ministrive përktëse.
Ky aktivitet është ne vijim të takimit të përbashkët të zhvilluar vitin e kaluar në Prizren me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në 12 Nëntor të vitit 2012, dhe tashmë ky aktivitet ka vijuar edhe në 2013. Në takim u përforcua vlerësimi dhe domosdoshmëria e një takimi të tillë të përbashkët dhe titullarët e Komiteteve Olimpike respektive por edhe federatave sportive dhe drejtoritë e sportit të ministrive e të dy vendeve u shprehën të vendosur për ta kthyer këtë aktivitet në traditë të përvitshme.
Aktiviteti i zhvilluar është në vijim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy Komiteteve Olimpike Kombëtare dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet federatave homologe, shkëmbimin e eksperiencave në organizimin e projekteve dhe të aktiviteteve të përbashkëta.
Fjalën hapëse të takimit e bëri z. Besim Hasani, President i Komitetit Olimpik të Kosovës(KOK) i cili përshëndeti të ftuarit në takim dhe theksoi rëndësinë e këtij takimi të përbashkët. Ai