Fillojne regjistrimet per Kurset 3 ditore për Administratorë Sportivë
Kurse për Administratorë Sportivë
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në vazhdimësi të angazhimit të tij që nëpërmjet trajnimit synon zhvillimin e kapaciteteve dhe përmirësimin me njohuri të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive, ka planifikuar për vitin 2014 të organizojë tre Kurse për Administratorë Sportivë:
Kursi I – organizohet në datat 29-31 Maj 2014, në Shëngjin – Lezhë(zhvilluar)
- Kursi II – organizohet në datat 17-19 Shtator 2014, në Pukë (Formular regjistrimi)
- Kursi III – organizohet në datat 13-15 Nëntor 2014 (vendi per tu percaktuar)
Personat e interesuar mund të zgjedhin të marrin pjesë në njërën nga Kurset në datat e përcaktuara.
Kush mund të marrë pjesë?
Ky kurs synon pjesëmarrjen e anëtarëve e bordit/kryesisë ose stafit me pagesë të Federatave sportive por edhe anëtarët e bordeve të shoqatave ose klubeve sportive të cilat janë anëtare të Federatave Spotive. Gjithashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe ata individë