Presidenti i KOKSH pergezon nenkampionen e Evropes Luiza Gega
Presidenti i KOKSH Z. Viron Bezhani priti sot në prani edhe të Anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, nënkampionen e Evropës, medalje argjendi në garën 3000m pengesa, në Kampionatin Europian të Atletikës në mbajtur në Amsterdam javën e kaluar, atleten Luiza Gega, së bashku me trajnerin e saj z. Taulant Stërmasi të shoqëruar nga President i Federatës së Atletikës z. Gjergj Ruli .
Presidenti i KOKSH, Z.Viron Bezhani në konferencën për shtyp në prani të mediave, uroi atleten e talentuar për suksesin e arritur. Ai theksoi dhe vlerësoi kontributin që kanë arritjet e suksesit të atletes së medaljes së argjendë në sportin Shqiptar. Gjithashtu ai kujtoi se pas kësaj arritjeje qëndron puna e madhe e bërë deri tani ashtu sikurse do të duhet ende punë e përpjekje për një qëllim më të madh – rezultate të mira në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, pasi Luiza është atletja e parë e kualifikuar nga Ekipi Shqiptar në këto Lojëra.
Presidenti Bezhani premtoi se këto rezultate duhet të stimulohen në respekt të mundit dhe sakrificës që sportistët japin dhe theksoi se Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka vendosur që të japë një shpërblim motivues Luiza Gegës për fitoren e medaljes së argjendit në Kampjonatin Europian Amsterdam 2016.
Atletja Luiza Gega falenderoi duke përmendur mbështetjen shumë të rëndësishme e dhënë nga KOKSH në përgatitjen për këto Lojëra prej tre vite radhazi me anë të Bursës Olimpike, si dhe
Posterat e Ekipit Olimpik Shqiptar “Rio 2016”
LUIZA GEGA – Atletike (3000m/pengesa) IZMIR SMAJLAJ – Atletike (Kercim se gjati) NIKOL MERIZAJ – Not (100m Stil i lire) SIDNI HOXHAJ – Not (50m Stil i lire) BRIKEN ÇALJA – Peshengritje (69 kg)