E vërteta e dokumentuar kundër pretendimeve të z. Bezhani
Të nderuar Sportistë, I nderuar komunitet i sportit në tërësi dhe i gjithë publiku, Në të gjithë amullinë e krijuar në lidhje me pretendimet e ngritura të z.Bezhani, administrata e…
Kurs 3 ditor per Administratore Sportive / 9-11 Tetor, Berat
Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor)
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në vijim të interesit për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit, duke synuar përmirësimin me njohuri të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive, për vitin 2019 ka planifikuar të zhvillojë Kursin e dytë trajnues për Administratorë Sportivë në datat 25-27 Shtator 2019.
Në mënyrë të vecantë, KOKSH inkurajon pjesëmarrjen e femrave dhe të rinjve që të pajisen me njohuri bazë mbi aftesitë menaxheriale në fushën e sportit.
-
Kursi III – 9-11 Tetor 2019, në Berat
Për regjistrimin, klikoni ketu [ REGJISTRIMI ]
Kush mund të marrë pjesë në Kurs?
Ky kurs synon pjesëmarrjen e anëtarëve e bordit/kryesisë ose stafit me pagesë të Federatave sportive, të shoqatave ose klubeve sportive të cilat janë anëtare të Federatave Spotive. Gjithashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe ata individëqë kanë lidhje me sportin, por që nuk janë pjesë e organizatave sportive (si psh. Mësues të edukimit fizik, persona përgjegjës që ushtrojnë detyrën e tyre në institucione publike dhe që mbulojnë fushën e sportit, etj.). Megjithatë përparësi do të kenë kandidatët që vijnë nga organizatat sportive.
Numri i pjesëmarrësve
Numri i personave që mund të ndjekin këtë kurs do të jetë deri në 20 persona, prandaj regjistrimi do të jetë mbi parimin “kush vjen i pari regjistrohet” deri në plotësimin e kuotës së përcaktuar.
Pjesëmarrja dhe Certifikimi
Për marrjen e certifikatës së lëshuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pjesëmarrësi duhet të ndjekë të gjithë programin e përcaktuar të kursit. Ata individë që e kanë kryer një herë këtë kurs brenda 6 viteve të fundit, nuk mund të regjistrohen sërish.