Olympic Education at home in terms of Covid-19
Albanian Olympic Academy – AOA Every year in April-May, the Albanian schools use to celebrate the Olympism through the Olympic Week, with the joy of efforts to participate and showing…
KOKSH – Kurs online mbi administrimin sportiv, dedikuar sportisteve
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nisi sot më 15 Maj 2020, Kursin online mbi Administrimin Sportiv dedikuar sportistëve. I dizenjuar në formën e një trajnimi në distancë, online, kjo formë i vjen në ndihmë sportistëve aktivë dhe atyre që janë në përfundim të karierës së tyre për tu pajisur me njohuri dhe aftësi ndryshe nga ajo e sportit specifik, për të plotësuar pa mundësinë e tyre kohore për shkak të dedikimit në karierën sportive.
Z. Stavri Bello i cili ëshë edhe Drejtor Programi i kurseve të tilla i licensuar nga Solidariteti Olimpik, theksoi rëndësinë dhe domosdoshmërinë që sportistët të pajisen me aftësi të nevojshme për jetën pas karrierës sportive ku do të përballen me tregun e punës dhe për këtë qëllim ata duhet të jenë të përgatitur.
Për shkak të situatës COVID-19 dhe duke marrë parasysh që të gjitha ngjarjet sportive janë anuluar, kemi menduar që është koha më e mirë për të përfshirë atletët në një program formimi ndërsa ata kanë më pak angazhim stërvitor dhe më shumë kohë të lirë. KOKSH është duke u përpjekur t’u ofrojë sportistëve një mundësi për të ballafaquar informacionin me karrierën e tyre sportive duke kombinuar informacionin e menaxhimit të sportit në perspektivën teorike dhe modelet e praktikave të mira.
QUIZ OLIMPIK
Njoftim Quiz Olimpik Njoftimin per zhvillimin e Quizit Olimpik online me platform google classroom📌 📌📌 data 20 Maj 2020, 🕕 ora 12.30 ♦️ ne quiz marrin pjese nxenesit e klasave V-IX♦️cdo shkolle merr pjese…
Konkursi Olimpik
Akademia Olimpike Shqiptare ne perfundim te Konkursit Olimpik falenderon te gjithe pjesemarresit , nxenes , mesues dhe prinder qe u angazhuan ne kete aktivitet dhe dhane me te miren e…
Mbledhje online e Komisionit Teknik te KOKSH
Sot, ditën e Mërkurë, 06 Prill 2020, ora 10:00, nën drejtimin e kryetarit të Komisionit Teknik të KOKSH u zhvillua mbledhja e radhës për të diskutuar disa cështje me rëndësi lidhur me aktualitetin duke marrë në konsideratë edhe situatën e shkaktuar në sport.
Për shkak të situatës, kjo mbledhje u zhvillua online me anë të platformës Zoom.
Anëtarët e Komisionit Teknik diskutuan mbi pikat e rendit të ditës si më poshtë
Rendi ditës
1. Mbi situaten aktuale te sportisteve ne lidhje me Coronavirusin
2. Vleresimi i ecurise se bursave Olimpike
3. Diskutim mbi programin e KOKSH te Talenteve te Reja
4. Diskutim mbi zgjerimin e mbeshtetjes se sportisteve me bursa
5. Diskutim mbi udhezimin e perbashket te ministrive dhe kriteret e kategorizimit
6. Te ndryshme