Kursi Online i Trajnimit për Sportistë
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi në 15 – 29 maj 2020, Kursin Online për Administrator Sportiv dedikuar sportistëve. I përkufizuar si trajnim online në distancë, për shkak të pandemisë COVID-19…
Projekti “Talent sot, Olimpist nesër”
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është angazhuar për të mbështetur të rinjtë në sport duke krijuar premisat e nevojshme për sportistët elitarë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare me rezultate të larta.
Për këtë, prej muajit Qershor 2020, KOKSH ka nisur procedurat e aplikimit për zbatimin e projektit në mbështetje të sportistëve të talentuar.
Qëllimi i projektit është që të identifikojë dhe mbështesë sportistët më premtues që mund të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare sportive dhe t’u sigurojë atyre mbështetje morale dhe financiare në mënyrë që talentin e tyre ta zhvillojnë dhe përmirësojnë më tej.
Projekti Talent Sot-Olimpist Nesër synon mbështetjen e sportistëve të talentuar për të ndërtuar Ekipin Olimpik në tre kategori:
1. Kadet-Junior (15-17 vjec) objektivi EYOF 2022 dhe YOG 2022
2. Junior-Senior (18-22 vjec) objektivi Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”,
Europiane “Krakow 2023” dhe Olimpike “Paris2024”
3. Senior Elitë (23 vjec …) objektivi Lojërat Olimpike Tokyo 2020
Për më shumë info, kliko këtu.