NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
          • Sportet Olimpike
          • Sportet e Njohura
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
29 April 2013
Lajme, ASMC

Fillon ASMC 2013 – Kursi i Avancauar për Menaxhimin Sportiv

Fillon ASMC 2013 – Kursi i Avancauar për Menaxhimin Sportiv
29 April 2013
Lajme, ASMC

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

KOKSH në kuadër të përmirësimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore në sport dhe sidomos atë në fushën e menaxhimit të organizatave sportive Olimpike, startoi Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv “ASMC 2013”. Ky është edicioni i dytë i këtij lloj kursi i cili mbështetet dhe financohet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Moduli 1 i ASMC 2013 u zhvillua në dy ditë pranë Hotel Dyrrah në plazhin e Durrësit. 26 pjesëmarrësit e përzgjedhur për të ndjekur ASMC 2013 janë përfaqësues nga organizata të ndryshme që kanë lidhje me sportin dhe paraqesin një vlerë që i shërben edhe misionit të kursit për të ndarë informacione dhe eksperienca të ndryshme midis tyre.

 Kursi i ASMC drejtohet nga Drejtori i Programit Dr. Stavri Bello dhe grupi i facilitatorëve të autorizuar nga Solidariteti Olimpik: Dr. Gezim Panariti, Leonard Tase MSc., Elda Gjoka MSc dhe Kliton Muca MSc.

Programi i ASMC dhe kurrikulumi i përmbajtjes së cështjeve që do të trajtohen përgjatë kursit, janë dizenjuar dhe punuar nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë në fushën e menaxhimit sportiv. Specifika e këtij kursi është se vë në qendër pjesëmarrësin.

ASMC 2013 do të zhvillohet në 6 module të cilat do të mbulojnë cështje të ndryshme që kanë të bëjnë me menaxhimin e organizatave sportive. Gjatë kursit pjesëmarrësit do të angazhohen në punë në grupe, realizim të detyrave individuale për cdo modul, si dhe do të këtë vlerësim me pyetësor për cdo modul. Në këtë kontekst, pjesëmarrësit në cdo modul do të marrin për cdo rast studimi organizatën në të cilën ata aderojnë apo japin kontribut. Shqyrtimi dhe analiza e aspekteve të ndryshme që do të trajtohen përgjatë kursit dhe që kanë të bëjnë me menaxhimin e organizatës sportive, në fund të kursit pjesëmarrësit do të përgatisin temën përfundimtare e cila do të jetë një project-propozim për përmirësimin e organizatës në të cilën bëjnë pjesë.

 (pune ne grupe ASMC 2013 – Moduli 1)

 (pune ne grupe ASMC 2013 – Moduli 1)

 (pune ne grupe ASMC 2013 – Moduli 1)

Temat e trajtuara në këtë modul të parë ishin rreth organizatës sportive dhe ambjentit në të cilën ajo operon.

Në këtë modul u mor në konsideratë konteksti i  jashtëm në të cilin funksionon OSO-ja, faktorët që përbëjnë një OSO, qeverisja e OSO-ve dhe çështjet që ndikojnë qeverisjen, menaxhimin e informacionit dhe metodat e teknologjisë së informacionit të cilat janë në dispozicion të mundshëm për komunikimin brenda dhe jashtë organizatës, si dhe menaxhimin e ndryshimeve, i cili është një element kryesor i mjedisit të OSO-së.

Temat kryesore që u trajtuan në Modulin 1, ishin:

  • Mjedisi Veprues i Organizatave Sportive Olimpike (drejtuar nga G. Panariti)
  • Natyra e Organizatave Olimpike Sportive (drejtuar nga L.Tase)
  • Qeverisja e Organizatave (drejtuar nga E.Gjoka)
  • Menaxhimi i Informacionit dhe Teknologjia e Informacionit (drejtuar nga R.Mane dhe K.Muca)
  • Menaxhimi i Ndryshimit (drejtuar nga K.Muca) 

Për të konkretizuar dhe sjellë modele nga praktika e përditëshme, lektorë të ftuar në këtë modul ishin:

  1. Robert Mane        – Ekspert dhe sipërmarrës në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Nevoja për  menaxhimin e informacionit dhe përdorimin e mjeteve të tij për një menaxhim sa më efektiv të organizatës.

  1. Redi Jupi – Drejtor i Sektorit të Ekipeve Kombëtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe pjesëmarrës në ASMC 2010-2011 Edicionit të kaluar, dhe solli tek pjesëmarrësit modelin e FSHF dhe në mënyrë më specifike atë të departamentit të cilin e drejton.

Të ftuar të tjerë me ekspertizë do të ketë në cdo modul të ASMC 2013, qoftë të huaj apo vendas, për të ndarë me pjesëmarrësit modele dhe praktika të suksesëshme.

ASMC do të vijojë me modulin e dytë i cili do të zhvillohet në datat 24-25 Maj dhe tematika që do të trajtohet do të jetë Planifikimit Strategjik.

[nggallery id=21]

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articlePARANDALOJMË DHUNËN NËPËRMJET SPORTITNext article Mersin2013

Njoftime të tjera

Presidenti i KOKSH dhe Presidenti i FSHV firmosin Memorandumin e Bashkëpunimit për projektin “Ekipet Sportive 2022”12 May 2022
“Vllaznia” dhe “Skënderbeu” triumfojnë në “Kupën e Shqipërisë”10 May 2022
Trajnimi Kombëtar “Sporti për zhvillim, ndërto të ardhmen”10 May 2022
Revista e Komitetit Olimpik Evropian publikon artikullin për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar9 May 2022
Asambleja e 25-të e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH6 April 2022
Presidenti i WBC viziton KOKSH23 March 2022
Letër drejtuar Presidentit të Komitetit Olimpik të Ukrainës10 March 2022
Sukses i Ekipit Shqiptar në Lojërat Olimpike Beijing 202216 February 2022
Takim me Sekretaren e Përgjithshme të ANOC8 February 2022
Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 20222 February 2022
Logo National Olympic Committee Albania

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania