CELJA E JAVES OLIMPIKE 2026 DURRES

Akademia Olimpike Shqiptare · Java Olimpike 2026

Çelja e Javës Olimpike 2026 në Durrës

Durrës Shkolla Sportive “Bernardina Qerraxhia” Java Olimpike 2026

Nën kujdesin e Akademisë Olimpike dhe me mbështetjen e KOKSH, në ambientet e Shkollës Sportive “Bernardina Qerraxhia” në Durrës u zhvillua ceremonia e çeljes së Javës Olimpike nën moton: “Nderojmë Traditën, Sfidojmë të Ardhmen”.

Çelja e Javës Olimpike 2026 në Shkollën Sportive Bernardina Qerraxhia në Durrës
Çelja e Javës Olimpike 2026 · Shkolla Sportive “Bernardina Qerraxhia”, Durrës.
Motoja e aktivitetit

“Nderojmë Traditën, Sfidojmë të Ardhmen”

Një takim brezash dhe vlerash olimpike

Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës, mësues, përfaqësues të institucioneve dhe sportistë të njohur, përfshirë Prefektin e Qarkut, drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Profesional dhe Zyrës Vendore Arsimore Durrës, si edhe Drejtoreshën e Akademisë Olimpike, Enkelejda Caushi.

Të pranishëm ishin edhe olimpistët dhe ish-nxënësit e kësaj shkolle, Luiza Gega dhe Adriatik Hoxha, së bashku me përfaqësues të institucioneve vendore dhe arsimore.

Pishtari olimpik, simbol i unitetit dhe frymës sportive

Ceremonia nisi me stafetën simbolike të pishtarit olimpik në disiplinat sportive të shkollës dhe me ndezjen e flakës olimpike, simbol i unitetit, garës dhe frymës sportive.

Dita e parë iu kushtua aktiviteteve të atletikës, ndërsa Java Olimpike do të vijojë çdo ditë me kalimin simbolik të pishtarit në një disiplinë tjetër sportive, të shoqëruar me gara dhe aktivitete të shumta.

QUICK CONTACT INFO

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.