Nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit KOKSH – Komiteti Olimpik Rus
Asambleja e 18të e Përgjithshme ANOC zhvilloi punimet e saj në Moskë, Rusi, në datat 12 – 17 Prill 2012. Një pikë e rëndësishme e axhendës së kësaj asambleje ishte…
SPORTI DHE VLERAT OLIMPIKE – Peshkopi, 19-20 Prill 2012
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar në datat 19 – 20 Prill 2012, aktivitetin “Sporti dhe vlerat Olimpike” në bashkëpunim me Bashkinë Peshkopi, Drejtorinë Arsimore të Qarkut Dibër si dhe Komitetin Olimpik Rajonal të këtij qyteti.
Aktiviteti u shtri në dy ditë dhe pati karakter sportiv, edukativ dhe kulturor.
Në të u përfshinë rreth 1000 nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit, si të asaj të mesme “Seit Naideni” dhe të atyre 9-vjecare “Demir Gashi”, “Selim Alliu”, “Myslym Shehu” etj, të cilët ishin veshur me bluza me logo të aktivitetit.
Dita e parë e aktivitetit e zhvilluar në datë 19 Prill pati më tepër karakter edukativ, ku u diskutua për Lojërat Olimpike, u realizuan vizatime me teme sportin dhe Olimpizmin prej nga u shpall edhe një fitues, si dhe u zhvilluan kuice të ndryshme për Olimpizmin, në shqip dhe në anglisht.
Dita e dytë e zhvilluar në datë 20 Prill, pati karakter kulturoro-sportiv. Ajo nisi me krosin masiv, i cili përshkoi bulevardin kryesor të qytetit. Më pas, në ambjentet e Pallatit të Sportit të qytetit të Peshkopisë u zhvillua edhe aktiviteti
Komisioni Teknik i KOKSH, urime pergezuese per dy bursistet Olimpik – Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj
Sot ne zyrat e KOKSH, Komisioni Teknik i KOKSH ofroi nje pritje pergezuese per dy sportistet Erkand Qerimaj dhe Romela Begaj. Te dy sportistet qe perfitojne nga programi i bursave Olimpike “Londer 2012” kane marre urimet nga anetaret e komisionit dhe gjithashtu sportistet nga ana e tyre kane shprehur falenderimin dhe vleresim per punen e komisionit.
Ne prani te mediave te dy sportistet u shprehen se sfida e tyre e radhes eshte Olimpiada Londer 2012 per te arritur nje rezultat me te mire, me synim podin.
Ne vijim kryetari i Komisionit Teknik te KOKSH z. Viron Bezhani dha nje konference per shtyp te cilen mund ta gjeni me poshte.
Kukesi mes ngjyrave Olimpike dhe ato Kombetare
“Sporti dhe Vlerat Olimpike”
Në qytetin e Kukësit, në datat 12-13 Prill 2012, u zhvillua aktiviteti me karakter sportiv, edukativ dhe kulturor “Sporti dhe vlerat Olimpike” në kuadër të promovimit të vlerave Olimpike, me partner: Bashkinë, Qarkun, DAR dhe QKF Kukës.
Aktiviteti u shtri në 2 ditë dhe në të u përfshinë rreth 1000 nxënës të shumë shkollave të qytetit, si të asaj të mesme “Havzi Nela” ashtu edhe të shkollave 9-vjeçare si “Avni Rustemi”, “Lidhja e Prizërenit”, “Bajram Curri”, “Riza Spahiu” dhe “1 Qershori”.
Dita e parë e aktivitetit e cila u zhvillua të enjten, me 12 Prill, pati karakter sportiv dhe edukativ ku ekipet e shkollave të ndryshme zhvilluan ndeshje volejbolli për vajza dhe ndeshje basketbolli dhe futbolli për djem, kurse ne disa shkolla të tjera u zhvilluan ese, kuice dhe piktura me temë sportin dhe Olimpizmin si dhe u shfaqën materiale filmike për LOR dhe Lojërat Olimpike “Londër 2012”.
Dita e dytë 13 Prill, ishte edhe dita kryesore e aktivitetit. Ajo nisi me krosin masiv i cili filloi nga sheshi para Xhamisë dhe përfundoi tek sheshi para Bashkisë, ku nxënësit që mbërritën të parët u pritën me duartrokitje si nga qytetarët e shumtë që po ndiqnin garën edhe nga personalitete e të ftuar. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe garat me bicikleta dhe ato me patina.
Bursistet Olimpik, Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj sukses ne Kampionatin Europian te Peshengritjes
Romela Begaj dhe Erkand Qerimaj të dy bursistët Olimpistë kanë shkëlqyer në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që u zhvillua në Antalia të Turqisë. Romela Begaj që konkuroi në kategorinë 58kg…
SPORTI DHE VELRAT OLIMPIKE – KUKES
KOKSH ne datat 12 dhe 13 Prill 2012,
organizon ne qytetin e Kukesit ne partneritet me institucionet vendore aktivitetin
“SPORTI dhe VLERAT OLIMPIKE”
Me shume detaje lidhur me programin mund te klikoni ne fletepalosjen poshte. Aktiviteti do te angazhoje te gjithe shkollat e qytetit dhe jo vetem ato, por do te jete nje feste per nxenesit dhe qytetaret gjithashtu. Per secilin qe deshiron te ndjeki nga afer kete aktivitet Olimpik eshte me shume se i mirepritur.
SESIONI VJETOR I AKADEMISË OLIMPIKE SHQIPTARE
Sesioni Vjetor i Akademisë Oimpike Shqiptare
Akademia Olimpike Shqiptare pran ë KOKSH ka zhvilluar sot, e premte 23 Mars 2012 Sesionin Vjetor te saj me teme “ Olimpizmi në Sistemin Arsimor”.
Pas fjalës së hapjes nga Presidenti i AOSH z. Agron Cuka si dhe fjalës përshëndetëse të Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH z. Stavri Bello, Sesioni vazhdoi me prezantime të temave të ndryshme të cilat kshin për qëllim evidentimin e sportit dhe të Olimpizmit në sistemin Arsimor duke filluar nga ai parashkollor e deri tek ai universitar.
Materiali i parë i prezantuar ishte ai i znj. Elvira Baze “Edukimi Olimpik në Sistemin Parashkollor”, i cili tregoi për realizimin e një dite Olimpike në kopështin e Diellit.