Dje ne nje atmosfere festive dhe plot energji u celen Lojrat Mesdhetare “Mersin 2013”. Pjesemarres ne keto lojra jane 24 shtete te pellgut te mesdheut. Ceremonia e hapjes ishte nje festival ku nderthurej historia, kultura, arti dhe mbi te gjitha sporti. Fryma e paqes dhe mirekuptimit mbizoteronte tek te gjitha delegacionet pjesemarrese te cilet duratrokiten dhe pershendeten njeri-tjetrin gjate parakalimit. Nje nga vecantite e ceremonise ishte shpalosja e historise se vendeve te Mesdheut duke e shfaqur ate me elemente te teknologjise se larte digıtale.
Pas pershendetjes se Presidentit te Komitetit Nderkombetar te Lojrave Mesdhtare z. Amar Adadi, pjese e ceremonise ishte pershendetja e Ministrit per Rinine dhe Sportin dhe Kryeministri i Turqise, Erdogan. Vecanerisht keto lojra u nderuan nga prezenca dhe pershendetja e Presidentit te IOC, z. Zhak Rog.
Dita e pare e garave ne Lojrat Mesdhetare Mersin 2013 per Ekipin Shqiptar ishte pjesemarrja ne disa disiplina.
Noti mori pjese me te tre sportistet ne tre disiplina:
Anxhela Kashari – 50m shpine me kohe 34,11 sek
Donado Dervishi – 100m bretkose me kohe 1.11,89 sek
Noel Borshi – 400m Stil i lire me kohe 4.36,14
Arta Merturi ne peshen -57kg
Indrit Cullhaj ne peshen -60kg
Kristjan Lleshi ne peshen -66kg
Te tre sportistet nuk munden te kualifikohen ne turnin pasues.
Ne Peshengritje konkuroi:
Arberi Cerciz ne peshen 62kg
Shkeputje 117kg zuri vendin e 4-rt
Shtytje 131kg zuri vendin e 7-te
Ne Boks konkuroi
Kristian Shytani ne peshen 64kg kundra sportistit algjerian Chadi realizoi nje ndeshje shume te mire dhe teknikisht me nivel. Megjithate ndshja u zhvillua me rivalitet te forte dhe per suprize pas mbledhjes se pikeve fitues u shpall sportisti algjerian.
Ekipi i Futbollit zhvilloi sot ndeshjen e dyte ne grup kunder ekipit te Bosnje – Hercegovines , ndeshje e cila perfundoi me rezultatin 2 me 2 , pas nje loje shume te bukur te ekipit shjqiptar por qe edhe pas disa rasteve te humbura per te shenuar nuk arriti ta conte me tej rezultatin. Pas ndeshjes se sotme ne grup ndermjet Turqise dhe Marokut mbetet te shikohet mundesi e metejshme per kualifikim.
Neser do te jene ne konkurim disiplinat:
Gjimnastike – Alon Hasa,
Mundje – Meraldo Ndoka,
Peshengrtije – Romela Begaj, Briken Calja, Daniel Godelli,
Taekwondo – Egers Aliu
Not – Kashari, Dervıshi dhe Borshi.