NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
          • Sportet Olimpike
          • Sportet e Njohura
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
30 October 2015
Lajme

#HeForShe edhe në Sport

#HeForShe edhe në Sport
30 October 2015
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

 #HeForShe edhe në Sport

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar mbështet Lëvizjen e Solidaritetit për Barazinë Gjinore #HeForShe në të gjitha sportet.

(5 Nëntor 2015– Tiranë) #HeForShe; Lëvizja e Solidaritetit për Barazinë Gjinore shtrihet edhe në sport. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në bashkëpunim me UN Women organizojnë ditën e enjte, datë 5 nëntor 2015 në ambjentet e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Feti Vogli” në Baldushk – Tiranë, një aktivitet me të rinjtë e të rejat  e kësaj shkolle, me qëllim promovimin e Lëvizjes Globale #HeforShe për mbështetjen e barazisë gjinore edhe në Sport.
#HeForShe është një përpjekje në mbarë botën për të angazhuar djemtë dhe burrat, në heqjen e barrierave sociale dhe kulturore, të cilat pengojnë gratë dhe vajzat, në arritjen e potencialeve të tyre, dhe si rrjedhojë së bashku të zhvillojnë shoqërinë.

KOKSH si partner i kësaj lëvizjeje nëpërmjet mesazheve të Ambasadorëve të saj , Kampionët Luiza Gega (Atlektikë) dhe Erkand Qerimaj (Peshëngritje) synon të përfshijë sa më shumë djem e burra në mbështetje të barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në tërësi në shoqëri, dhe në vecanti në sport.

AKtiviteti ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe nxitjen e të rinjve në mbështetjen e barazisë gjinore edhe në aktivitetet sportive. Për këtë, nxënësit e Shkollës së Baldushkut do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh sportive duke i gërshetuar me mesazhet në mbështetje të barazisë gjinore.

Këtë manifestim për vlerat njerëzore të barazisë, do ta adresojnë Presidenti I KOKSH Z. Viron Bezhani dhe Kordinatorja e Ngarkuar e Kombeve të Bashkuara për Shqipërinë Znj. Antonella Scolamiero si dhe Zv. Kryeministri i Shqipërisë Z. Niko Peleshi i angazhuar tashmë në mbështetje të #HeForShe dhe Ministria e Arsimit, Znj. Lindita Nikolla.

 

Gjatë këtij manifestimi do të prezantohet edhe ekspozita e pikturave me temë “#HeForShe në sytë e fëmijëve”, si dhe zhvillimi i krosit masiv me pjesëmarrjene e grupeve vajza dhe djem si dhe zhvillimi i ndeshjeve në volejboll e futboll, me ekipe mikse vajza dhe djem.

Sporti është një fushë e rëndësishme e jetës, dhe mjet edukimi për brezat e rinj duke ju treguar se si në sport arrihet barazia gjinore  dhe pjesëmarrja e barabartë e femrave dhe meshkujve në cdo aktivitet sportiv.

heforshe2

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleCertifikohen pjesemarresit ne Kursin Teknik per Trajneret e CiklizmitNext article HeforShe edhe ne Sport, 5 nentor 2015, Baldushk

Njoftime të tjera

Presidenti i KOKSH dhe Presidenti i FSHV firmosin Memorandumin e Bashkëpunimit për projektin “Ekipet Sportive 2022”12 May 2022
“Vllaznia” dhe “Skënderbeu” triumfojnë në “Kupën e Shqipërisë”10 May 2022
Trajnimi Kombëtar “Sporti për zhvillim, ndërto të ardhmen”10 May 2022
Revista e Komitetit Olimpik Evropian publikon artikullin për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar9 May 2022
Asambleja e 25-të e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH6 April 2022
Presidenti i WBC viziton KOKSH23 March 2022
Letër drejtuar Presidentit të Komitetit Olimpik të Ukrainës10 March 2022
Sukses i Ekipit Shqiptar në Lojërat Olimpike Beijing 202216 February 2022
Takim me Sekretaren e Përgjithshme të ANOC8 February 2022
Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 20222 February 2022
Logo National Olympic Committee Albania

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania