NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
          • Keshilli i Arbitrazhit Sportiv
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
17 April 2021
Lajme

KOKSH zgjedh drejtuesit e rinj për periudhën 2021-2024

KOKSH zgjedh drejtuesit e rinj për periudhën 2021-2024
17 April 2021
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar zhvilloi Asamblenë e 24-të të Përgjithshme Zgjedhore më 17 prill 2021, ku u votua për organet drejtuese President, Zv. President, Mbajtës Thesari dhe Anëtarë të Komitetit Ekzekutiv për periudhën 2021-2024.

Anëtarët me të drejtë vote në sallë ishin 57, të cilët plotësonin quorum-in e nevojshëm për vlefshmërinë e Asamblesë, të verifikuar nga Komisioni i Verifikimeve dhe Etikës (KVE), të përbërë nga Reshard Këllici (kryetar) Rovena Golemi (anëtare) dhe Klementina Çaushaj ( anëtare), cilët vijuan më pas Rendin e Ditës.

Kandidatët për President të KOKSH Z. Fidel Ylli, Z. Martin Biba dhe Z. Vojo Malo paraqitën para anëtarëve të Asamblesë platformën e tyre. Menjëherë më pas u kalua në procesin e votimit.

President i KOKSH u zgjodh Z. Fidel Ylli me 40 vota në favor, duke lënë pas kandidatin Z.Vojo Malo me 12 vota dhe Z. Martin Biba me 4 vota ndërsa 1 votë u konsiderua e pavlefshme.

Garën për Zv. President në balotazh e fitoi Z. Erlind Pëllumbi me 29 vota kundrejt Znj. Denisa Rrushi me 20 vota ndërsa 2 vota dolën të pavlefshme nga 51 pjesëmarrës në këtë votim.

Mbajtës Thesari u votua në balotazh Z. Genc Boga me 26 vota në favor, kundrejt Z. Edlir Memaj me 23 vota ndërsa 2 vota u konsideruan të pavlefshme, nga 51 pjesëmarrës në këtë votim.

Anëtarë të Komitetit Ekzekutiv u zgjodhën: Gjergj Ruli, Luiza Gega, Florend Kalivopulli, Tatjana Marash, Enkelejda Caushi, Labo Capo dhe Endrit Hoxha, Anëtar i KE nga Komisioni i Sportistit, me votim unanim u zgjodh më herët sportisti Izmir Smajlaj.

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleKVE shpall listën e kandidaturave dhe Federatat me të drejtë vote në Asamblenë Zgjedhore të KOKSHNext article Reagim i Presidentit të KOKSH z. Fidel Ylli

Njoftime të tjera

Terma Reference për organizim Eventi Sportiv, Ndeshje Gjysemfinale Volejboll te Ekipeve Sportive pjese e Projektit “Ekipet Sportive ne Shkolla” Qarku Shkoder, për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), date 19.05.2023, reference no. 6, 05/23 (CPV – 92622000-7).4 May 2023
Organizim Trajnimi per trajneret e basketbollit ku perfshin, Hoteleri, Akomodim, Fushat sportve,Sherbim kafeje, Audio, Foni, DJ, Led Wall.Ref: Organizim Eventi Sportim no.5 05/23 (CPV – 92622000-7)19 April 2023
Thirrje për Anëtar Themelues të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS)13 March 2023
Katering i <a>mesueseve te disiplines volejboll per trajnimin dy ditor qe do te kryhet me date 21-22 mars me specialistet e CEV per projektin “Ekipet Sportive ne Shkolla”</a>6 March 2023
Akomodim i <a>mesueseve te disiplines volejboll per trajnimin dy ditor qe do te kryhet me date 21-22 mars me specialistet e CEV per projektin “Ekipet Sportive ne Shkolla”</a>5 March 2023
Organizim Event Sportiv “Ndeshjet ndermjet ekipeve sportive pjese te projektit “Ekipet Sportive ne Shkolla” te Qarkut Vlore nen KOKSH.1 March 2023
Organizim Event Pjesëmarrje në ndeshje no.3 03/231 March 2023
Vendim Gjykate- Miratimi Asamblese 28 Maj 202223 February 2023
Vizita e presidentit të Konfederatës Europiane të Skermës në zyrat e KOKSH9 January 2023
Gëzuar kampiona!30 December 2022

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania