NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
          • Keshilli i Arbitrazhit Sportiv
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
4 October 2019
Lajme

Kurs 3 ditor per Administratore Sportive / 9-11 Tetor, Berat

Kurs 3 ditor per Administratore Sportive / 9-11 Tetor, Berat
4 October 2019
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor)

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në vijim të interesit për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit, duke synuar përmirësimin me njohuri të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive,  për vitin 2019 ka planifikuar të zhvillojë Kursin e dytë trajnues për Administratorë Sportivë në datat 25-27 Shtator 2019.

Në mënyrë të vecantë, KOKSH inkurajon pjesëmarrjen e femrave dhe të rinjve që të pajisen me njohuri bazë mbi aftesitë menaxheriale në fushën e sportit.

  • Kursi III – 9-11 Tetor 2019, në Berat

Për regjistrimin,  klikoni ketu [ REGJISTRIMI ]

Kush mund të marrë pjesë në Kurs?

Ky kurs synon pjesëmarrjen e anëtarëve e bordit/kryesisë ose stafit me pagesë të Federatave sportive, të shoqatave ose klubeve sportive të cilat janë anëtare të Federatave Spotive. Gjithashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe ata individëqë kanë lidhje me sportin, por që nuk janë pjesë e organizatave sportive (si psh. Mësues të edukimit fizik, persona përgjegjës që ushtrojnë detyrën e tyre në institucione publike dhe që mbulojnë fushën e sportit, etj.). Megjithatë përparësi do të kenë kandidatët që vijnë nga organizatat sportive.

Numri i pjesëmarrësve

Numri i personave që mund të ndjekin këtë kurs do të jetë deri në 20 persona, prandaj regjistrimi do të jetë mbi parimin “kush vjen i pari regjistrohet” deri në plotësimin e kuotës së përcaktuar.

Pjesëmarrja dhe Certifikimi

Për marrjen e certifikatës së lëshuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pjesëmarrësi duhet të ndjekë të gjithë programin e përcaktuar të kursit. Ata individë që e kanë kryer një herë këtë kurs brenda 6 viteve të fundit, nuk mund të regjistrohen sërish.

Akomodimi dhe ushqimi

Për pjesëmarrësit që do të pranohen për të ndjekur Kursin, KOKSH do të mbulojë shpenzimet për akomodim (nëse do të jetë e nevojshme) dhe ushqim gjatë ditëve të zhvillimit të kursit per te gjithe pjesemarresit.

Transporti

Cdo pjesëmarrës është vetë përgjegjës të koordinojë transportin deri në vendin e përcaktuar për zhvillimin e kursit.

Tarifa e pjesëmarrjes në Kurs

Tarifa e pjesëmarrjes në Kursin 3 ditor për Administratorë Sportivë është:

3,000 lekë  – për meshkuj

1,000 lekë – për femra 

Pagesa kryhet nëpermjet llogarisë bankare të KOKSH pranë Raiffeisen Bank me Nr. 4300249325 dhe konfirmimin e pagesës e dërgoni me e-mail së bashku me formularin e aplikimit.

Programi orar i Kursit

Dita e pare – 09:30 – 17:00

Dita e dyte – 09:30 – 17:00

Dita e trete – 09:30 – 14:30

Tërheqja nga pjesëmarrja në Kurs

Aplikanti mund të tërhiqet nga pjesëmarrja në Kurs duke konfirmuar mos pjesëmarrjen e tij/saj. Afati i fundit për tërheqje është deri 2 ditë përpara fillimit të kursit. Aplikantët që konfirmojnë përpara këtij afati, pagesa e bërë do të rikthehet ndërsa për ata që tërhiqen pas këtij afati, pagesa e kryer nuk mund të rikthehet.

Pjesëmarrja në këtë nivel kursi, është një kusht i domosdoshëm për ata persona që janë të interesuar dhe dëshirojnë të ndjekin Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC ) që organizohet nga KOKSH.

Të dy katëgoritë e Kurseve:

  1. Certifikata për Kursin e Administratorëve Sportivë (3 ditor)   dhe
  2. Diploma për Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) (1 vjecar),

zhvillohen nga KOKSH nën patronazhin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i cili i lëshon dhe i njeh këto kualifikime, sipas një programi tematik të përcaktuar rigorozisht.


Tematika e Kursit për Administratorë Sportivë?

Tematika e kursit 3 ditor:

  • Lëvizja Olimpike

o   Parimet themelore

o   Organizimi i Lëvizjes Olimpike

  • Fair Play

o   Vlerat për sjelljet etike në sport

  • Menaxhim

o   Lidershipi

o   Identifikimi dhe përdorimi i burimeve

o   Vullnetatët

  • Qeverisja

o   Mbledhjet

o   Rolet dhe Përgjegjësitë

  • Plani Strategjik

o   Qëllimi

o   Zhvillimi i një plani

 

  • Administrimi

o   Zgjidhja e problemeve

o   Vendimmarrja

o   Vlerësimi

o   Komunikimi

o   Marrëdhëniet me publikun/Media

  • Marketingu Sportiv

o   Marketingu

o   Sponsorizimi dhe rrugët e sponsorizimit

  • Orientimet e zhvillimit

o   Zhvillimi i Trajnerëve

o   Zhvillimi i Sportistëve Cilësorë

  • Menaxhimi i Aktiviteteve Sportive

o   Lojrat Olimpike

o   Organizimi i një ngjarje/aktivitet sportiv

  • Mjekesia ne Sport

o   Shkenca në sport

o   WADA (Anti-Doping)

  • Finance

o   Buxheti dhe Menaxhimi i parave

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleEkipi Shqiptar pjesemarres ne Lojerat Mesdhetare te Plazhit "PATRAS 2019"Next article E vërteta e dokumentuar kundër pretendimeve të z. Bezhani

Njoftime të tjera

Monitorimi në kohë reale i performancës dhe aktivitetit sportiv për fuqizimin e indeksit atletik dhe rritjen e cilsisë së jetesës së praktikuesve të sportit23 June 2023
Terma Reference për organizim Eventi Sportiv, Ndeshje Gjysemfinale Volejboll te Ekipeve Sportive pjese e Projektit “Ekipet Sportive ne Shkolla” Qarku Shkoder, për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), date 19.05.2023, reference no. 6, 05/23 (CPV – 92622000-7).4 May 2023
Zhvillohet Asambleja e 28-te e Pergjithshme Vjetore e KOKSH29 April 2023
Organizim Trajnimi per trajneret e basketbollit ku perfshin, Hoteleri, Akomodim, Fushat sportve,Sherbim kafeje, Audio, Foni, DJ, Led Wall.Ref: Organizim Eventi Sportim no.5 05/23 (CPV – 92622000-7)19 April 2023
Thirrje për Anëtar Themelues të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS)13 March 2023
Katering i <a>mesueseve te disiplines volejboll per trajnimin dy ditor qe do te kryhet me date 21-22 mars me specialistet e CEV per projektin “Ekipet Sportive ne Shkolla”</a>6 March 2023
Akomodim i <a>mesueseve te disiplines volejboll per trajnimin dy ditor qe do te kryhet me date 21-22 mars me specialistet e CEV per projektin “Ekipet Sportive ne Shkolla”</a>5 March 2023
Organizim Event Sportiv “Ndeshjet ndermjet ekipeve sportive pjese te projektit “Ekipet Sportive ne Shkolla” te Qarkut Vlore nen KOKSH.1 March 2023
Organizim Event Pjesëmarrje në ndeshje no.3 03/231 March 2023
Vendim Gjykate- Miratimi Asamblese 28 Maj 202223 February 2023

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania