NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
          • Sportet Olimpike
          • Sportet e Njohura
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
30 March 2015
Lajme

Kurs 3 ditor për Administratorë Sportivë / 16-18 Prill 2015

Kurs 3 ditor për Administratorë Sportivë / 16-18 Prill 2015
30 March 2015
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

sport-administration-manual

Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor)

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, vijon angazhimin e tij për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit, me synim përmirësimin me njohuri, të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive. Në përmbushje të këtij qëllimi, KOKSH ka planifikuar të zhvillojë tre Kurse për Administratorë Sportivë përgjatë vitit 2015.

  • Kursi I – organizohet në datat 16-18 Prill 2015 (Formulari i regjistrimit)

  • Kursi II – organizohet në muajin Tetor 2015 ( datat për tu përcaktuar)

  • Kursi III – organizohet në muajin Nëntor 2015 ( datat për tu përcaktuar)

Për regjistrimin, shkarkoni formularin e aplikimit, plotesojeni atë dhe dergojeni atë në adresën e-mail kliton.muca@nocalbania.org.al

Kush mund të marrë pjesë?

Ky kurs synon pjesëmarrjen e anëtarëve e bordit/kryesisë ose stafit me pagesë të Federatave sportive por edhe anëtarët e bordeve të shoqatave ose klubeve sportive të cilat janë anëtare të Federatave Spotive. Gjithashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe ata individëqë kanë lidhje me sportin, por që nuk janë pjesë e organizatave sportive (si psh. Mësues të edukimit fizik, persona përgjegjës që ushtrojnë detyrën e tyre në institucione publike dhe që mbulojnë fushën e sportit, etj.). Megjithate perparesi do te kene kandidatet qe vijne nga organizatat sportive.

Numri i pjesëmarrësve

Numri i personave që mund të ndjekin këtë kurs do të jetë deri në 20 persona, prandaj regjistrimi do të jetë mbi parimin “kush vjen i pari regjistrohet” deri në plotësimin e kuotës së përcaktuar.

Pjesëmarrja dhe Certifikimi

Për marrjen e certifikatës së lëshuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pjesëmarrësi duhet të djekë të gjithë programin e përcaktuar të kursit. Ata individë që e kanë kryer një herë këtë kurs, nuk mund të regjistrohen sërish.

Akomodimi dhe ushqimi

Për pjesëmarrësit që do të pranohen për të ndjekur Kursin, KOKSH do të mbulojë shpenzimet për akomodim dhe ushqim gjatë ditëve të zhvillimit të kursit.

Transporti

Cdo pjesëmarrës është vetë përgjegjës të koordinojë transportin deri në vendin e përcaktuar për zhvillimin e kursit.

Tarifa e pjesëmarrjes në Kurs

Tarifa e pjesëmarrjes në Kursin 3 ditor për Administratorë Sportivë është 3,000 lekë. Pagesa kryhet nëpermjet llogarisë bankare të KOKSH pranë Raiffeisen Bank me Nr. 4300249325 dhe konfirmimin e pagesës e dërgoni me e-mail së bashku me formularin e aplikimit. Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është 7 ditë përpara fillimit të kursit.

Tërheqja nga pjesëmarrja në Kurs

  • Aplikanti mund të tërhiqet nga pjesëmarrja në Kurs duke konfirmuar mos pjesëmarrjen e tij/saj. Afati i fundit për tërheqje është deri 7 ditë përpara fillimit të kursit. Aplikantët që konfirmojnë përpara këtij afati, pagesa e bërë do të rikthehet ndërsa për ata që tërhiqen pas këtij afati, pagesa e kryer nuk mund të rikthehet.

Pjesëmarrja në këtë nivel kursi, është një kusht i domosdoshëm për ata persona që janë të interesuar dhe dëshirojnë të ndjekin Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC ) që organizohet nga KOKSH. 

Ndryshe nga c’ishte planifikuar për të filluar ASMC 3 në muajin Mars 2015, fillimi i saj është shtyrë për të nisur në fund të muajit Shtator ose fillim të muajit Tetor 2015. Së shpejti pritet të fillojnë aplikimet për ASMC 3.

Të dy katëgoritë e Kurseve:

  1. Certifikata për Kursin e Administratorëve Sportivë (3 ditor)   dhe
  2. Diploma për Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) (1 vjecar),

zhvillohen nga KOKSH nën patronazhin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i cili i lëshon dhe i njeh këto kualifikime, sipas një programi tematik të përcaktuar rigorozisht.


Cfarë tematike mbulon Kursi për Administratorë Sportivë?

Tematika e kursit 3 ditor:

  • Lëvizja Olimpike

o   Parimet themelore

o   Organizimi i Lëvizjes Olimpike

  • Fair Play

o   Vlerat për sjelljet etike në sport

  • Menaxhim

o   Lidershipi

o   Identifikimi dhe përdorimi i burimeve

o   Vullnetatët

  • Qeverisja

o   Mbledhjet

o   Rolet dhe Përgjegjësitë

  • Plani Strategjik

o   Qëllimi

o   Zhvillimi i një plani

o   Përditësimi i planit

  • Administrimi

o   Zgjidhja e problemeve

o   Vendimmarrja

o   Vlerësimi

o   Komunikimi

o   Marrëdhëniet me publikun/Media

  • Marketingu Sportiv

o   Marketingu

o   Sponsorizimi dhe rrugët e sponsorizimit

  • Orientimet e zhvillimit

o   Zhvillimi i Trajnerëve

o   Zhvillimi i Sportistëve Cilësorë

  • Menaxhimi i Aktiviteteve Sportive

o   Lojrat Olimpike

o   Organizimi i një ngjarje/aktivitet sportiv

  • Mjekesia ne Sport

o   Shkenca në sport

o   WADA (Anti-Doping)

  • Finance

o   Buxheti dhe Menaxhimi i parave

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articlePROMOVIMI I PAKETES OLIMPIKE NR.4 "VLERAT", 5 Mars 2015Next article 6 Prill Dita Nderkombetare e Sportit per Zhvillim dhe Paqe

Njoftime të tjera

Presidenti i KOKSH dhe Presidenti i FSHV firmosin Memorandumin e Bashkëpunimit për projektin “Ekipet Sportive 2022”12 May 2022
“Vllaznia” dhe “Skënderbeu” triumfojnë në “Kupën e Shqipërisë”10 May 2022
Trajnimi Kombëtar “Sporti për zhvillim, ndërto të ardhmen”10 May 2022
Revista e Komitetit Olimpik Evropian publikon artikullin për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar9 May 2022
Asambleja e 25-të e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH6 April 2022
Presidenti i WBC viziton KOKSH23 March 2022
Letër drejtuar Presidentit të Komitetit Olimpik të Ukrainës10 March 2022
Sukses i Ekipit Shqiptar në Lojërat Olimpike Beijing 202216 February 2022
Takim me Sekretaren e Përgjithshme të ANOC8 February 2022
Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 20222 February 2022
Logo National Olympic Committee Albania

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania