NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
          • Sportet Olimpike
          • Sportet e Njohura
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
1 October 2018
Lajme

Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor) / 24-26 Tetor 2018

Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor) / 24-26 Tetor 2018
1 October 2018
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor)

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në vijim të interesit për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit, duke synuar përmirësimin me njohuri të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive,  ka planifikuar të zhvillojë Kurs për Administratorë Sportivë në datat 24-26 Tetor 2016.

Në mënyrë të vecantë, KOKSH inkurajon pjesëmarrjen e femrave dhe të rinjve që të pajisen me njohuri bazë mbi aftesitë menaxheriale në fushën e sportit.

  • Kursi II –  24-26 Tetor 2018, në Tiranë (Formulari i regjistrimit)

Për regjistrimin, shkarkoni formularin e aplikimit, e plotësoni dhe e dërgoni atë në adresën e-mail kliton.muca@nocalbania.org.al brenda afatit të pëcaktuar.

Kush mund të marrë pjesë në Kurs?

Ky kurs synon pjesëmarrjen e anëtarëve e bordit/kryesisë ose stafit me pagesë të Federatave sportive, të shoqatave ose klubeve sportive të cilat janë anëtare të Federatave Spotive. Gjithashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe ata individëqë kanë lidhje me sportin, por që nuk janë pjesë e organizatave sportive (si psh. Mësues të edukimit fizik, persona përgjegjës që ushtrojnë detyrën e tyre në institucione publike dhe që mbulojnë fushën e sportit, etj.). Megjithatë përparësi do të kenë kandidatët që vijnë nga organizatat sportive.

Numri i pjesëmarrësve

Numri i personave që mund të ndjekin këtë kurs do të jetë deri në 20 persona, prandaj regjistrimi do të jetë mbi parimin “kush vjen i pari regjistrohet” deri në plotësimin e kuotës së përcaktuar.

Pjesëmarrja dhe Certifikimi

Për marrjen e certifikatës së lëshuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, pjesëmarrësi duhet të ndjekë të gjithë programin e përcaktuar të kursit. Ata individë që e kanë kryer një herë këtë kurs brenda 6 viteve të fundit, nuk mund të regjistrohen sërish.

Akomodimi dhe ushqimi

Për pjesëmarrësit që do të pranohen për të ndjekur Kursin, KOKSH do të mbulojë shpenzimet për akomodim (nëse do të jetë e nevojshme) dhe ushqim gjatë ditëve të zhvillimit të kursit per te gjithe pjesemarresit.

Transporti

Cdo pjesëmarrës është vetë përgjegjës të koordinojë transportin deri në vendin e përcaktuar për zhvillimin e kursit.

Tarifa e pjesëmarrjes në Kurs

Tarifa e pjesëmarrjes në Kursin 3 ditor për Administratorë Sportivë është:

3,000 lekë  – për meshkuj

1,000 lekë – për femra 

Pagesa kryhet nëpermjet llogarisë bankare të KOKSH pranë Raiffeisen Bank me Nr. 4300249325 dhe konfirmimin e pagesës e dërgoni me e-mail së bashku me formularin e aplikimit. Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është 7 ditë përpara fillimit të kursit.

Programi orar i Kursit

Dita e pare – 09:30 – 17:00

Dita e dyte – 09:30 – 17:00

Dita e trete – 09:30 – 14:30

Tërheqja nga pjesëmarrja në Kurs

Aplikanti mund të tërhiqet nga pjesëmarrja në Kurs duke konfirmuar mos pjesëmarrjen e tij/saj. Afati i fundit për tërheqje është deri 5 ditë përpara fillimit të kursit. Aplikantët që konfirmojnë përpara këtij afati, pagesa e bërë do të rikthehet ndërsa për ata që tërhiqen pas këtij afati, pagesa e kryer nuk mund të rikthehet.

Pjesëmarrja në këtë nivel kursi, është një kusht i domosdoshëm për ata persona që janë të interesuar dhe dëshirojnë të ndjekin Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC ) që organizohet nga KOKSH.

Të dy katëgoritë e Kurseve:

  1. Certifikata për Kursin e Administratorëve Sportivë (3 ditor)   dhe
  2. Diploma për Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) (1 vjecar),

zhvillohen nga KOKSH nën patronazhin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) i cili i lëshon dhe i njeh këto kualifikime, sipas një programi tematik të përcaktuar rigorozisht.


Tematika e Kursit për Administratorë Sportivë?

Tematika e kursit 3 ditor:

  • Lëvizja Olimpike

o   Parimet themelore

o   Organizimi i Lëvizjes Olimpike

  • Fair Play

o   Vlerat për sjelljet etike në sport

  • Menaxhim

o   Lidershipi

o   Identifikimi dhe përdorimi i burimeve

o   Vullnetatët

  • Qeverisja

o   Mbledhjet

o   Rolet dhe Përgjegjësitë

  • Plani Strategjik

o   Qëllimi

o   Zhvillimi i një plani

 

  • Administrimi

o   Zgjidhja e problemeve

o   Vendimmarrja

o   Vlerësimi

o   Komunikimi

o   Marrëdhëniet me publikun/Media

  • Marketingu Sportiv

o   Marketingu

o   Sponsorizimi dhe rrugët e sponsorizimit

  • Orientimet e zhvillimit

o   Zhvillimi i Trajnerëve

o   Zhvillimi i Sportistëve Cilësorë

  • Menaxhimi i Aktiviteteve Sportive

o   Lojrat Olimpike

o   Organizimi i një ngjarje/aktivitet sportiv

  • Mjekesia ne Sport

o   Shkenca në sport

o   WADA (Anti-Doping)

  • Finance

o   Buxheti dhe Menaxhimi i parave

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleNJOFTIMNext article NJOFTIM

Njoftime të tjera

Presidenti i KOKSH dhe Presidenti i FSHV firmosin Memorandumin e Bashkëpunimit për projektin “Ekipet Sportive 2022”12 May 2022
“Vllaznia” dhe “Skënderbeu” triumfojnë në “Kupën e Shqipërisë”10 May 2022
Trajnimi Kombëtar “Sporti për zhvillim, ndërto të ardhmen”10 May 2022
Revista e Komitetit Olimpik Evropian publikon artikullin për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar9 May 2022
Asambleja e 25-të e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH6 April 2022
Presidenti i WBC viziton KOKSH23 March 2022
Letër drejtuar Presidentit të Komitetit Olimpik të Ukrainës10 March 2022
Sukses i Ekipit Shqiptar në Lojërat Olimpike Beijing 202216 February 2022
Takim me Sekretaren e Përgjithshme të ANOC8 February 2022
Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 20222 February 2022
Logo National Olympic Committee Albania

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania