NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
          • Sportet Olimpike
          • Sportet e Njohura
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
12 February 2014
Lajme

David Rigert – Kurs Teknik ne Shqiperi per Trajneret e Peshengritjes ne datat 19-28 Shkurt

David Rigert – Kurs Teknik ne Shqiperi per Trajneret e Peshengritjes ne datat 19-28 Shkurt
12 February 2014
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

KOKSH ne objektivat e tij per zhvillimin dhe trajnimin e burimeve njerezore dhe mbeshtetjen e sporteve Olimpike individuale, me qellim rritjen rezultateve dhe performancen sportive nepermjet zhvillimit te specialisteve dhe trajnereve te sportit perkates, KOKSH do te ofroje Kurs Teknik per Trajnere ne sportin e peshengrtijes.  Per KOKSH eshte shume e rendesishme qe burimet njerezore te perfshira ne sportet perkatese (trajneret dhe specialistet qe merren me procesin stervitor te sportisteve)  te jene te informuar me tendencat dhe metodat bashkekohore te stervitjes “standarte boterore” te pranuara nga Federatat Nderkombetare te sporteve specifike.

Ne kete kuader, KOKSH, me mbeshtetjen financiare te Solidariteti Olimpik si dhe ne bashkepunim te ngushte me Federaten Boterore te Peshengrtijes do te ofroje kete kurs 10 ditor per sportin e peshengrtijes i cili do te zhvillohet ne datat 19-28 Shkurt 2014 ne Tirane. Federata Boterore e Peshengritjes me kerkese te KOKSH per nje ekspert te nivelit te larte, ka percaktuar z. David Rigert per te drejtuar kete Kurs Teknik per trajnere ne Shqiperi.

Gjejme rastin per te informuar te gjithe ata qe mund te jene te interesuar per te ndjekur kete kurs ti drejtohet Federates Shqiptare te Peshengrtijes per te bere regjistrimin perkates. Ky kurs ishte parashikuar te zhvillohet ne tre mujorin e fundit te vitit 2013, por per shkak te mosvlefshmerise se nje eksperti te nivelit te larte ne ate periudhe, ky kurs u shty per tu zhvilluar ne fillim te vitit 2014. Kurse te tilla KOKSH do ti mundesoje edhe per sporte te tjera.

rigert

C.V. e shkurter e Davit Rigert

David Rigert filloi praktikimin e sportit të peshëngritjes në vitin 1966 në moshën 21 vjecare. Ka shërbyer në ushtrinë Sovjetike ku ka marrë titullin Mjeshtër i Merituar i Sportit të Bashkimit Sovjetik.

Në vitin 1970 bëhet pjestar i Ekipit Kombëtar të Bashkimit Sovjetik dhe debuton në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e brinzit në Kampionatin Botëror.

Në 1971, në Kampionatin Kombëtar vendos rekordin e tij të parë botëror e këtu me radhë filloi të thyejë rekordet njëri pas tjetrit. Ai ka në karierën e tij 68 rekorde Botërore. Mbas një performance zhgënjuese në Lojrat Olimpike Mynih 1972, duke filluar nga 1973, David Rigert fitoi në të gjitha kompeticionet që ai ka marrë pjesë duke vendosur 8 rekorde botërore. Ai është fitues absolut i Kampionatit Europian në vitet 1973-1976 si dhe medalje ari ne Lojrat Olimpike Moske 1976.

Ai ka një karrierë dhe eksperiencë të gjatë në fushën ëe trajnimit.  Trajner i Ekipit Kombëtar Rus.

Në vitin 1976 nderohet me Urdhërin e Shiritit të Kuq të Punë i Bashkimit Sovjetik

Në vitin 1999, zgjidhet anëtar i Sallonit të Famës të Federatës Ndërkombëtare të Peshëngrtijes

Arritjet në Peshëngrtije

  • Kampion Botëror për të Rritur (1971, 1973-1976, 1978);
  • Medalje Bronzi Kampionatin Botëror për të Rritur (1970);
  • Kampion Europe (1971-1976, 1978-1980);
  • 63 rekorde botërore gjatë karierës së tij;
  • Trajner i Ekipit Kombëtar të Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë 1985-1986, 2007-2012
  • Anëtar i Komisionit të Trajnerëve dhe këkrimit pranë Federatës Botërore të Peshëngrtijes

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleAktivitete KOKSH 2013Next article Demtohet skiatori Erjon Tola gjate stervitjes

Njoftime të tjera

Presidenti i KOKSH dhe Presidenti i FSHV firmosin Memorandumin e Bashkëpunimit për projektin “Ekipet Sportive 2022”12 May 2022
“Vllaznia” dhe “Skënderbeu” triumfojnë në “Kupën e Shqipërisë”10 May 2022
Trajnimi Kombëtar “Sporti për zhvillim, ndërto të ardhmen”10 May 2022
Revista e Komitetit Olimpik Evropian publikon artikullin për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar9 May 2022
Asambleja e 25-të e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH6 April 2022
Presidenti i WBC viziton KOKSH23 March 2022
Letër drejtuar Presidentit të Komitetit Olimpik të Ukrainës10 March 2022
Sukses i Ekipit Shqiptar në Lojërat Olimpike Beijing 202216 February 2022
Takim me Sekretaren e Përgjithshme të ANOC8 February 2022
Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 20222 February 2022
Logo National Olympic Committee Albania

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania