DITA NDËRKOMBËTARE E SPORTIT PËR ZHVILLIM DHE PAQE- 6 Prill 2017
Pesë vite më parë, Kombet e Bashkuara caktuan 6 prillin si Ditën Ndërkombëtare të Sportit, në kujtim të organizimit të Lojërave të para Olimpike moderne, që u mbajtën në Athinë…
Programet e Solidaritetit Olimpik 2017-2020; Seminar me Federatat Sportive
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar këtë të hënë dt 27/02/2017, Seminarin me Federatat Sportive ku në një tryezë të rrumbullakët u prezantuan Programet e Solidaritetit Olimpik 2017-2020. Të pranishëm në Seminar ishin rreth 30 Federata dhe Shoqata Sportive anëtare të KOKSH , Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH , përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit , si dhe media kombëtare.
Në fjalën e tij Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani pohoi se Programi i Bursave është shumë i rëndësishëm, por përvec këtij programi, KOKSH ka përfituar edhe nga programe të tjera të Solidaritetit Olimpik. Ne do të vazhdojmë të vendosim theksin edhe në barazinë gjinore në sport, – tha ai, ashtu sikurse KOKSH i shërben sportistëve të rinj, kualifikimit të trajnerëve, ndërsa u bëri thirrje Federatave të jenë më aktive në Javën Olimpike. Ndërsa zv Ministri I MAS z. Rauf Dimraj ka nënvizuar kontributin e KOKSH në zhvillimin e sportit me organizimin e eventeve masive dhe theksoi rëndësinë e Edukimit Olimpik në shkollë.
Bursat Olimpike, përgatitja profesionale e Trajnereve, trajnimet e Administratoreve Sportiv dhe Promovimi I Vlerave Olimpike kanë qënë 4 temat në fokus të tryezës së organizuar nga KOKSH. Federatat Sportive u njohën me kriteret apo kërkesat që duhet të plotësojnë për të përfituar nga këto programe .Nëpërmjet Solidaritetit Olimpik, KOKSH ka parashtruar disa alternativa që ju vijnë në ndihmë zhvillimit dhe përmirësimit të mënyrës së menaxhimit të Federatave. Ka qënë vetë Sekretari i Përgjithshem i KOKSH, z. Stavri Bello që ka shpjeguar Programin e Solidaritetit Olimpik duke e ndarë atë në 3 tema:
- Bursat Olimpike dhe Përgatitja e Sportisteve nga z.Kliton Muca
- Menaxhimi dhe aftësimi i Federatave nga z. Stavri Bello
- Promovimi i Vlerave Olimpike nga zj. Eda Caushi
Seminar mbi Edukimin Olimpik, Tirane 10 shkurt
25 mesues te Edukimit Fizik qe perfaqesonin 25 shkolla te Qarkut Tirane , ishin pjese e Seminari te zhvilluar ne Tirane date 10 shkurt 2017 , ne ambjetet e Hotel…
Seminar mbi Edukimin Olimpik ne Shkolle, Lezhe , 6 shkurt 2017
KOKSH ka vazhduar bashkepunimin me DAR per realizimin e Seminareve mbi Edukimin Olimpik ne shkolle, me mesuesit e edukimit fizik. Seminari i pare per kete i vit ishte bashkepunim i…
Revista Olimpike 2016
REVISTA OLIMPIKE 2016
Tre sportiste do te perfitojne nga Bursat Olimpike per Lojerat Olimpike Dimerore Pyeongchang 2018
BURSAT OLIMPIKE DIMËRORE Në ambientet e KOKSH u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të Bursave Olimpike Dimerore për sportistët që synojnë pjesëmarrjen në Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore PYEONGCHANG 2018. Programet…
Seanca permbyllese e ASMC 3 – Mbrojtja e projekt temave te pjesemarresve
2 Dhejtor 2016
Në kuadër të përmirësimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore në sport dhe sidomos atë në fushën e menaxhimit të organizatave sportive Olimpike, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar pëmbylli me sukses Kursin e tretë të Avancuar mbi Menaxhimin Sportiv (ASMC 3).
Pjesëmarrësit nga organizata sportive të ndryshme realizuan mbrojtjen e Projekt-temes duke konkretizuar njohuritë e marra përgjatë Kursit të Avancuar të Menaxhimit Sportiv ASMC 3 në një seancë të vecantë në ambientet e Hotel Mondial.
Kursi që mbështetet dhe financohet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar i mundëson personave të nivelit ekzekutiv, vullnetarë (të zgjedhur në bordet drejtuese) apo anëtarëve të stafit, të përmirësojnë dhe zgjerojnë aftësitë e tyre menaxheriale, njëkohësisht të kontribuojnë në një komunitet që mëson nga njëri-tjetri.
Të pranishëm në këtë seancë të mbrojtjes së projekt-temave të pjesëmarrësve të ASMC 3 ishin: Presidenti i KOKSH z. Viron Bezhani, Drejtori i Programit të ASMC liçensuar nga IOC z. Stavri Bello, Majlinda Pilinci anëtare e bordit ekzekutiv të KOKSH dhe njëkohësisht kryetare e Komisionit të Kualifikimit pranë KOKSH, fasilitatorët e ASMC Leonard Tase dhe Kliton Muca, si dhe Adriatik Meta, Fatbardha Kovaci dhe Genci Nexhipi anëtarë të Komisionit të Kualifikimit, të
cilët pasi dëgjuan punimet, dhanë vlerësimet përkatëse.
Punimet e diplomave përfshinin tematika si: Menaxhimi i organizatës, Planifikimi Strategjik,
Vizitë në Olimpia
REPORTAZH/ Në vendin ku historia e tradita Olimpike, gdhenden përjetësisht Mbresat e një vizite në …OLIMPIA Lajtmotivi miqësi, respekt, përsosmëri, përvojë e cmuar për delegacionin shqiptar Nga FATMIR…
Kurs 3 ditor per Administratore Sportive (2016)
Kurs për Administratorë Sportivë (3 ditor)
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, vijon angazhimin e tij për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit, me synim përmirësimin me njohuri, të burimeve njerëzore që operojnë në fushën e sportit apo japin kontribut në Federatat ose Shoqatat/Klubet Sportive. Në përmbushje të këtij qëllimi, KOKSH ka planifikuar të zhvillojë dy Kurse për Administratorë Sportivë deri në fund të vitit 2016.
-
Kursi I – 24-26 Nëntor 2016, në Kavajë, (Formulari i regjistrimit)
-
Kursi II – 14-16 Dhjetor 2016, në Durrës, (Formulari i regjistrimit)
Për regjistrimin, shkarkoni formularin e aplikimit, e plotësoni atë dhe dërgoni atë në adresën e-mail kliton.muca@nocalbania.org.al