“HeforShe in Sport”
Ne informacionet e publikuara nga Komitetit Olimpik Nderkombetar eshte pasqyruar dhe aktiviteti “HeforShe” i organizuar nga KOKSH , date 5 nentor 2015 , ne shkollen “Feti Vogli” Baldushk. …
HeforShe edhe ne Sport, 5 nentor 2015, Baldushk
KOKSH ne partneritet me UN Women organizoi sot ne Shkollen e Bashkuar te Mesme “Ferit Vogli” Baldushk, aktivitetin “HeforShe dhe ne Sport”, nje inisiative te cilen KOKSH nisi ta prezantoje…
#HeForShe edhe në Sport
#HeForShe edhe në Sport Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar mbështet Lëvizjen e Solidaritetit për Barazinë Gjinore #HeForShe në të gjitha sportet. (5 Nëntor 2015– Tiranë) #HeForShe; Lëvizja e Solidaritetit për Barazinë…
Certifikohen pjesemarresit ne Kursin Teknik per Trajneret e Ciklizmit
Ka perfunduar Kursi Teknik per Trajenert e Ciklizmit i cili u zhvillua ne datat 19-26 Tetor 2015. Ky ishte nje kurs ne zbatim te strategjise se KOKSH per trajnimin dhe…
Fillon Kursi Teknik per Trajneret e Ciklimit me Eksperte te UCI
Startoi sot Kursi Teknik per Trajneret e Ciklizmit ku per 8 dite dy Ekspertet e Federates Boterore te Ciklizmit (UCI) do te trajnojne 25 pjesemarresit e kursit. Vasileios Anstopulos nga…
Kurs per Trajnere ne Ciklizem (Mountain Bike dhe Rruge) me Eksperte te UCI
Disiplina Rruge (Road) & Mountainbike (MTB) KOKSH, nepermjet programeve zhvilluese te Solidaritetit Olimpik per kualifikimin e trajnereve, njofton se ne mbeshtetje te sporit te Ciklizmit nga data 19-26 Tetor 2015…
Hapen regjistrimet për Kursin e Avancuar të Menaxhimit Sportiv – ASMC 3
Përmirëso performancën dhe efektivitetin e organizatës
nëpërmjet Kursit të Avancuar për Menaxhimin Sportiv
(ASMC)
Sporti në ditët e sotme është një fushë mjaft e gjerë që përfshin shumë disiplina të shkencave të ndryshme. Një komponent mjaf i rëndësishëm është aspekti menaxherial i cili shfaqet në nivele të ndryshme në organizatat sportive. Duke marrë në konsideratë rëndësinë e këtij komponenti dhe nevojën që ka sporti në Shqipëri, KOKSH ka implementuar me sukses që nga viti 2001 programin e Administratorëve Sportivë në dy nivele:
- Kurset e Administratorëve Sportvë (kurs bazë 3 ditor)
- Kursin e Avancuar për Menaxhimin Sportiv ( ASMC)
Çfarë është ASMC (Advanced Sport Management Course)?
ASMC është një inisiativë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) nëpërmjet Solidaritetit Olimpik (SO) dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar(KOKSH).
Ky kurs ofrohet për administratorë/menaxherë sportivë dhe i mundëson personave të nivelit ekzekutiv, vullnetarë (të zgjedhur në bordet drejtuese) apo anëtarëve të stafit, të përmirësojnë dhe zgjerojnë aftësitë e tyre menaxheriale, njëkohësisht të kontribuojnë në një komunitet që mëson nga njëri-tjetri.
Ky është një program me gjashtë module ku përfshihen seanca mësimore në distancë dhe seanca mësimore intensive në klasë. Përmbajtja e lëndës do ti ofrojë pjesëmarrësve njohuri më të fundit mbi menaxhimin sportiv, si dhe aftësi të cilat do të rrisin kapacitetet e tyre drejtuese.
Përgjatë këtyre viteve, me grupin e lektorëve të licensuar nga IOC për drejtimin e këtyre kurseve, jemi munduar të përcjellim informacione të vlefshme dhe të shkëmbejmë me pjesëmarrësit opinione dhe ide se si mund të menaxhojmë me mirë organizatat sportive, njohja me nocionet e menaxhimit dhe në fund me informacionin e marrë të arrijmë në një produkt final që është zbatimi i një projekti në përfitim të organizatës.
Modulet e kursit përfshijnë tematika si: Menaxhimi i organizatës, Planifikimi Strategjik, Burimet Njerëzore, Menaxhimi Financiar, Marketingu sportiv dhe Organizimi i ngjarjeve sportive.
Pjesëmarrësit, nëpërmjet përgatitjes së rasteve studimore për çdo modul, angazhohen të analizojnë dhe shikojnë organizatën në aspekte të ndryshme të funksionimit të saj. Pa dyshim që kjo është vlerë që i ndihmon ata të marrin vendime më të mira për organizatën e tyre dhe komunitetin sportiv që përfaqësojnë.
Në rolin e Drejtorit të programit të ASMC, kam kënaqësinë të përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit që kanë mbaruar me sukses këto kurse dhe ndjesia e mirë është kur dëgjon për progresin e tyre në karrierë, apo shikon impaktin e kursit në inisiativat e pjesëmarrësve për implementimin në mënyrë më profesionale të projekteve të ndryshme.
Gjithashtu, inkurajoj të gjithë ata persona që kanë dëshirën për të zhvilluar aftësitë e tyre menaxheriale në dobi të organizatave sportive ku kontribuojnë, të bëhen pjesë e këtij kursi.
Stavri Bello – Drejtor i Programit të ASMC liçensuar nga IOC
KUSH DUHET TË MARRË PJESË?
Kursi i ASMC është projektuar për drejtues dhe administratorë të nivelit të lartë të organizatave sportive kombëtare ose stafit të paguar, anëtarë të bordeve drejtuese, të cilët kanë interes në zhvillimin dhe përmirësimin e performancës së organizatës së tyre sportive.
Nëpërmjet angazhimit të tyre, në kuadër të kompetencave që përfitohen në kurs, pjesëmarrësit do të mësojnë aftësi se si në mënyrë efektive të menaxhojnë organizatën e tyre, aftësi të lidershipit dhe administrimit në sport, dhe si rezultat përfundimtar, përmirësimin e sportit në tërësi.
Kriteret e aplikimit dhe pranimit
- Të ketë mbaruar shkollën e lartë
- Të ketë lidhje me sportin ( të punojë ose të jetë i/e zgjedhur në forumet e organizatës sportive që e propozon)
- Të jetë çertifikuar në Kursin e Administratorëve Sportivë organizuar nga KOKSH
- Njohja e gjuhës angleze
- Përdorimi i kompjuterit dhe njohja e programeve bazë të Microsoft Office
Përmbajtja e dosjes së Aplikimit dhe Afati i Aplikimit
Dosja
- Formulari i Aplikimit i plotësuar me të gjitha të dhënat e kërkuara (Klikoni këtu për të shkarkuar Formularin)
- Curriculum Vitae (C.V)
- Letër kërkesë (Deklarata personale)
- Letër rekomandimi nga organizata sportive që mbështet kandidaturën tuaj për të ndjekur kursin
- Fotokopje dokument identifikimi (letërnjoftimi ose pasaportë)
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
- Fotokopje të kurseve apo kualifikimeve të ndryshme pasuniversitare
- Fotokopje e Çertifikatës së Kursit të Administratorëve Sportivë të KOKSH
- Faturën bankare të pagesës për regjistrim
Afati i Aplikimit
- Fillon më datë 5 Tetor 2015
- Mbyllet më datë 5 Nëntor 2015
- Moduli i parë Dhjetor 2015
Baku 2015, një organizim fantastik
Një ditë përpara ceremonisë së hapjes të të parave Lojëra Evropiane në Baku, Presidenti i Komitetit Olimpik Evropian, Patrick Heckey foli me entuziazëm për gjithçka Azerbajxhani ka realizuar në vetëm…
Anketa “Dita Olimpike 2015”
[polldaddy poll=8881240]