NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
          • Keshilli i Arbitrazhit Sportiv
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
19 April 2013
Lajme

PARANDALOJMË DHUNËN NËPËRMJET SPORTIT

PARANDALOJMË DHUNËN NËPËRMJET SPORTIT
19 April 2013
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Shkolla 9 vjecare “Agim Tafili”, Komuna Bërdicë

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vazhdon realizimin e aktiviteteve në kuadrin e projektit  PARANDALOJMË  DHUNËN nëpërmjet SPORTIT. Ndalesa e radhës e stafit të KOKSH ishte në Komunën Bërdicë e Sipërme , Qarku Shkodër.

Aktiviteti u zhvillua dje me datë 18 Prill me nxënësit e shkollës 9 vjecare “Agim  Tafili”.

Rreth 180 nxënës dhe mësues të kësaj shkolle,  e cila së fundmi ka marrë emrin e ciklistit të mirënjohur Agim Tafili pas vdekjes së tij , u aktivizuan  për të marrë pjesë në një ditë sportive e cila pati ndërthurje të elementëve olimpikë dhe përcolli shpirtin olimpik duke nxjerrë në pak vlerat  ekselencës, miqësisë dhe  respektit

Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e vecantë të Drejtorisë së Shkollës, stafit të mësuesve dhe vecanërisht të  Kryetarit të Komunës Bërdicë, z. Besnik Brahimi i cili përshëndeti aktiviteti  dhe ishte i pranishëm gjate gjithë zhvillimit të tij.Toleranca dhe sporti i duhen komunitetit tonë, tha ai, pasi ky vend ka nxjerrë talente të cmuara në sport.

 

E vecanta e këtij aktiviteti ishte organizimi i tij me disa etapa. Nxënësit të veshur të gjithë me bluzat e aktivitetit që mbanin sloganin PARANDALOJMË  DHUNËN nëpërmjet SPORTIT, pasi u rreshtuan  në oborrin e shkollës ndezën flakën olimpike dhe nderuan himnin olimpik, dhe më pas aktiviteti i zhvendos në  Kalanë së Rozafës. Të ndarë në klasa  dhe në formë stafete nxënësit zhvilluan garat e krosit deri në hyrje të Kalasë dhe më pas në oborret e brendshme të saj u zhvillua një festival i lojërave lëvizore dhe popullore.

Oborret e Kalasë së Rozafës u veshën me ngjyrat e olimpizmit dhe me tabelat JO DHUNË, PO SPORT të cilat ishin mbizotëruese në lojërat që u zhvilluan. Qielli i kalasë pranoi dhe balonat shymëngjyrëshe që nxënësit ngritë në shenjë paqe dhe lirie, në shenjë respekti dhe tolerance. Gjithashtu simbolet e olimpizmit u shfaqën në pikturat që një grup nxënësish realizuan gjatë kohës së zhvillimit të aktiviteteve.

I gjitha mbjenti i mbushur me ngjyra dhe thirjet e gëzuara të fitores së lojës së nxënësve  shoqërohej gjatë gjithë kohës dhe nga muzikat e preferuara të tyre .

Në përfundim të aktivitetit Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i dhuroi shkollës materiale sportive të nevojshme për të zhvilluar orët e edukimit fizik në shkollë, si topa apo rrjeta volejbolli,  etj.

Gjithashtu Komiteti Olimpik dhuroi për të gjithë nxënësit e shkollës dhe stafin pedagogjik të saj 180 copë komplete sportive , të cilat nxënësit mund ti përdorin për aktivitete sportive apo kohën e lire.

Projekti i KOKSH,  PARANDALOJMË  DHUNËN nëpërmjet SPORTIT, vazhdon dhe do të ketë dhe dy ndalesa të tjera në dy qytete të tjera të Shqipërisë.

 

 

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleGodelli dhe Begaj me medalje ne EuropianNext article Fillon ASMC 2013 – Kursi i Avancauar për Menaxhimin Sportiv

Njoftime të tjera

Monitorimi në kohë reale i performancës dhe aktivitetit sportiv për fuqizimin e indeksit atletik dhe rritjen e cilsisë së jetesës së praktikuesve të sportit23 June 2023
Terma Reference për organizim Eventi Sportiv, Ndeshje Gjysemfinale Volejboll te Ekipeve Sportive pjese e Projektit “Ekipet Sportive ne Shkolla” Qarku Shkoder, për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), date 19.05.2023, reference no. 6, 05/23 (CPV – 92622000-7).4 May 2023
Zhvillohet Asambleja e 28-te e Pergjithshme Vjetore e KOKSH29 April 2023
Organizim Trajnimi per trajneret e basketbollit ku perfshin, Hoteleri, Akomodim, Fushat sportve,Sherbim kafeje, Audio, Foni, DJ, Led Wall.Ref: Organizim Eventi Sportim no.5 05/23 (CPV – 92622000-7)19 April 2023
Thirrje për Anëtar Themelues të Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS)13 March 2023
Katering i <a>mesueseve te disiplines volejboll per trajnimin dy ditor qe do te kryhet me date 21-22 mars me specialistet e CEV per projektin “Ekipet Sportive ne Shkolla”</a>6 March 2023
Akomodim i <a>mesueseve te disiplines volejboll per trajnimin dy ditor qe do te kryhet me date 21-22 mars me specialistet e CEV per projektin “Ekipet Sportive ne Shkolla”</a>5 March 2023
Organizim Event Sportiv “Ndeshjet ndermjet ekipeve sportive pjese te projektit “Ekipet Sportive ne Shkolla” te Qarkut Vlore nen KOKSH.1 March 2023
Organizim Event Pjesëmarrje në ndeshje no.3 03/231 March 2023
Vendim Gjykate- Miratimi Asamblese 28 Maj 202223 February 2023

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania