Shkolla 9 vjecare “Agim Tafili”, Komuna Bërdicë
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vazhdon realizimin e aktiviteteve në kuadrin e projektit PARANDALOJMË DHUNËN nëpërmjet SPORTIT. Ndalesa e radhës e stafit të KOKSH ishte në Komunën Bërdicë e Sipërme , Qarku Shkodër.
Aktiviteti u zhvillua dje me datë 18 Prill me nxënësit e shkollës 9 vjecare “Agim Tafili”.
Rreth 180 nxënës dhe mësues të kësaj shkolle, e cila së fundmi ka marrë emrin e ciklistit të mirënjohur Agim Tafili pas vdekjes së tij , u aktivizuan për të marrë pjesë në një ditë sportive e cila pati ndërthurje të elementëve olimpikë dhe përcolli shpirtin olimpik duke nxjerrë në pak vlerat ekselencës, miqësisë dhe respektit
Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e vecantë të Drejtorisë së Shkollës, stafit të mësuesve dhe vecanërisht të Kryetarit të Komunës Bërdicë, z. Besnik Brahimi i cili përshëndeti aktiviteti dhe ishte i pranishëm gjate gjithë zhvillimit të tij.Toleranca dhe sporti i duhen komunitetit tonë, tha ai, pasi ky vend ka nxjerrë talente të cmuara në sport.
E vecanta e këtij aktiviteti ishte organizimi i tij me disa etapa. Nxënësit të veshur të gjithë me bluzat e aktivitetit që mbanin sloganin PARANDALOJMË DHUNËN nëpërmjet SPORTIT, pasi u rreshtuan në oborrin e shkollës ndezën flakën olimpike dhe nderuan himnin olimpik, dhe më pas aktiviteti i zhvendos në Kalanë së Rozafës. Të ndarë në klasa dhe në formë stafete nxënësit zhvilluan garat e krosit deri në hyrje të Kalasë dhe më pas në oborret e brendshme të saj u zhvillua një festival i lojërave lëvizore dhe popullore.
Oborret e Kalasë së Rozafës u veshën me ngjyrat e olimpizmit dhe me tabelat JO DHUNË, PO SPORT të cilat ishin mbizotëruese në lojërat që u zhvilluan. Qielli i kalasë pranoi dhe balonat shymëngjyrëshe që nxënësit ngritë në shenjë paqe dhe lirie, në shenjë respekti dhe tolerance. Gjithashtu simbolet e olimpizmit u shfaqën në pikturat që një grup nxënësish realizuan gjatë kohës së zhvillimit të aktiviteteve.
I gjitha mbjenti i mbushur me ngjyra dhe thirjet e gëzuara të fitores së lojës së nxënësve shoqërohej gjatë gjithë kohës dhe nga muzikat e preferuara të tyre .
Në përfundim të aktivitetit Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i dhuroi shkollës materiale sportive të nevojshme për të zhvilluar orët e edukimit fizik në shkollë, si topa apo rrjeta volejbolli, etj.
Gjithashtu Komiteti Olimpik dhuroi për të gjithë nxënësit e shkollës dhe stafin pedagogjik të saj 180 copë komplete sportive , të cilat nxënësit mund ti përdorin për aktivitete sportive apo kohën e lire.
Projekti i KOKSH, PARANDALOJMË DHUNËN nëpërmjet SPORTIT, vazhdon dhe do të ketë dhe dy ndalesa të tjera në dy qytete të tjera të Shqipërisë.