NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
          • Sportet Olimpike
          • Sportet e Njohura
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
26 May 2022
Lajme

Presidenti i KOKSH dhe Presidenti i FSHB firmosin Memorandumin e Bashkëpunimit për projektin “Ekipet Sportive 2022”

Presidenti i KOKSH dhe Presidenti i FSHB firmosin Memorandumin e Bashkëpunimit për projektin “Ekipet Sportive 2022”
26 May 2022
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Në kuadër të projektit “Ekipet Sportive 2022”, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Avni Ponari firmosën Memorandumin e Bashkëpunimit, për të bërë të mundur nisjen e këtij projekti, që do të rrisë cilësinë e sportit të basketbollit në të gjitha shkollat e Shqipërisë, 9-vjeçare, gjimnaze dhe universitete.

Gjatë firmosjes së protokoll-marrëveshjes të pranishëm ishin dhe Sekretari i Përgjitshëm i KOKSH, z. Gerti Shima dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHB, z. Korab Llazani.

Në fjalën e tij, Presidenti i KOKSH bëri me dije se së shpejti do të fillojë dhe procesi i trajnimit të trajnerëve të basketbollit, në të gjithë Shqipërinë. Më tej në fjalën e tij, Presidenti Ylli tha se një nga qëllimet kryesore të këtij projekti është dhe zgjedhja me detyrim e një sporti në shkollë, në mënyrë që të rinjtë të jenë më afër frymës sportive.

Ndërsa, Presidenti i FSHB u shpreh se marrëveshje të tilla bashkëpunimi ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të sportit të basketbollit në ambientet shkollore, si dhe në gjetjen e talenteve të reja, të cilët kanë mundësi të bëhen lojtarë elitarë në të ardhmen.

Presidenti i Komitetit Olimpik tregoi gjithashtu se të gjitha eventet e projektit prej 5 milionë dollarësh do të transmetohen live, në çdo platformë digjitale nga çdo cep i Shqipërisë. Risi do të jetë dhe një aplikacion për telefona celularë, ku të rinjtë do të mund të shohin në kohë reale, përballjet e moshatarëve të tyre, nga çdo cep i Shqipërisë.

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleFranko Burraj vendos rekord të ri kombëtar, në Kampionatin e Atletikës për të RriturNext article Peshëngritësja Evangelia Veli arrin rezultat historik duke u shpallur Kampione Europe

Njoftime të tjera

U zhvillua në Fier trajnimi teoriko-praktik i projektit “Ekipet Sportive 2022”5 July 2022
Erkand Qerimaj i sjell argjendin Shqipërisë3 July 2022
Zhvillohet në Vlorë dhe Gjirokastër trajnimi në kuadër të “Ekipeve Sportive 2022”2 July 2022
Luiza Gega është vajza e artë e Shqipërisë1 July 2022
Projekti “Ekipet Sportive 2022” mbylli trajnimet mjekësore në Elbasan28 June 2022
Shqipëria, qendra e Peshëngritjes Botërore26 June 2022
KOKSH dhe Bshkia Lezhë festuan ditën olimpike ndërkombëtare24 June 2022
Happy Olympic Day23 June 2022
Luiza Gega shkëlqen në Kampionatin Ballkanik që zhvillohet në Rumani19 June 2022
Vizita e z. Thomas Bach pasqyrohet nga revista javore e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar14 June 2022
Logo National Olympic Committee Albania

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania