NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
          • Sportet Olimpike
          • Sportet e Njohura
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
18 June 2020
Lajme

Projekti “Talent sot, Olimpist nesër”

Projekti “Talent sot, Olimpist nesër”
18 June 2020
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është angazhuar për të mbështetur të rinjtë në sport duke krijuar premisat e nevojshme për sportistët elitarë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare me rezultate të larta.

Për këtë, prej muajit Qershor 2020, KOKSH ka nisur procedurat e aplikimit për zbatimin e projektit në mbështetje të sportistëve të talentuar.

Qëllimi i projektit është që të identifikojë dhe mbështesë sportistët më premtues që mund të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare sportive dhe t’u sigurojë atyre mbështetje morale dhe financiare në mënyrë që talentin e tyre ta zhvillojnë dhe përmirësojnë më tej.

Projekti Talent Sot-Olimpist Nesër synon mbështetjen e sportistëve të talentuar për të ndërtuar Ekipin Olimpik në tre kategori:

1. Kadet-Junior (15-17 vjec)  objektivi EYOF 2022 dhe YOG 2022
2. Junior-Senior (18-22 vjec)  objektivi Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”,
Europiane “Krakow 2023” dhe Olimpike “Paris2024”
3. Senior Elitë (23 vjec …)  objektivi Lojërat Olimpike Tokyo 2020

Për më shumë info, kliko këtu.

Qëllimi i Projektit:
Qëllimi i projektit është që të identifikojë dhe mbështesë sportistët më premtues që mund të përfaqësojnë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare sportive dhe t’u sigurojë atyre mbështetje morale dhe financiare në mënyrë që talentin e tyre ta zhvillojnë dhe përmirësojnë më tej.
Sportistët e përzgjedhur në projekt do të kenë të drejta në përfitimet që kanë si anëtar të Ekipit Kombëtar (të siguruara nga Federata sportive përkatëse), por gjithashtu duke përfituar edhe nga mbështetja e KOKSH.
Ky projekt është i vlefshëm vetëm për sportistë të sporteve individuale Olimpike dhepërfitues do të jenë sportistët më të mirë premtues si sportistë Elite (cilësorë).

Parime të projektit të mbështetjes së Talenteve
Ky projekt është propozuar mbi disa parime:
 KOKSH dëshiron të krijojë një sistem të vazhdushëm të mbështetjes së
talenteve në sport, i cili do të krijojë premisë për rezultate të larta në sportin Shqiptar.
 Besojmë se sigurimi i një përvoje pozitive të zhvillimit të talentit me një
kulturë të qëndrueshme dhe performancë të lartë, do të ndikojë në arritjen e rezultateve optimale.
 Dëshirojmë që sportistët të jenë më të mirët për të qenë në sistemin e
talenteve, jo vetëm në sport por edhe në mësime.
 Mirëqenia fizike dhe mendore e sportistëve është e rëndësishme
 Besojmë se një punë e frymëzuar, efektive dhe e mbështetur është
thelbësore për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të performancës së
lartë.
 Pranojmë gjithashtu që zhvillimi i sportistëve është kompleks dhe jo-linear

Projekti do të mbikqyret nga Komisioni Teknik i KOKSH dhe do të shqyrtohet duke marrë parasysh:

Mbështetja e dhënë nga KOKSH për sportistët përfitues të projektit të Talent Sot-Olimpist Nesër mund të përdoret për:  Të mbuluar kosto lidhur me stërvitjen (klubi, trajnimi, palestra ose cdo ambjent që do ti nevojitej në shërbim të pregatitjes sportive)  Akomodim dhe transport për pjesëmarrjet në gara ose grumbullim fazë përgatitore  Pagesë për hyrjen në garë  Kontroll mjeksor, Fizioterapi ose Masazh  Siguracion për sportist  Shërbime të Psikologjisë Sportive

Nuk mbulohen kosto nga projekti për:  Blerje pajisje/materiale sportive  Pagesë për arsye shkollimi apo trajnimi edukativ  Kjo mbështetje financiare nuk është dietë apo para xhepi, por jepet që të ndihmojë sportistin për pregatitje stërvitore ose pjesëmarrje në gara. Justifikimi i shpenzimeve financiare duhet të jetë me fatura tatimore sipas ligjeve në fuqi në republikën e Shqipërisë.

Projekti Talent Sot-Olimpist Nesër synon mbështetjen e sportistëve të talentuar për të ndërtuar Ekipin Olimpik në tre kategori: 1. Kadet-Junior (15-17 vjec)  objektivi EYOF 2022 dhe YOG 2022 2. Junior-Senior (18-22 vjec)  objektivi Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, Europiane “Krakow 2023” dhe Olimpike “Paris2024” 3. Senior Elitë (23 vjec …)  objektivi Lojërat Olimpike Tokyo 2020  Shënim: Nga ky projekt përjashtohen të përfitojnë sportistët që janë mbajtës të bursës Olimpike Tokyo 2020 ose që përfitojnë mbështetje nga një program tjetër të KOKSH.

Kohëzgjatja e programit: 1. Periudha e programit është 6 mujore: Qershor – Dhjetor 2020 2. Periudha është e nevojshme për përgatitjen dhe pjesëmarrjen në gara kombëtare dhe ndërkombëtare. 3. Rezultatet do të përcaktojnë më tej ecurinë dhe potencialin e sportitit si projeksion për Ekipin Olimpik në aktivitete të rëndësishme në të cilat KOKSH ka të drejtë të marrë pjesë. 4. Analiza e rezultateve dhe vlerësimit do të jenë pika reference për programet e KOKSH në mbështetje të sportistëve për L.O. “Tokyo2020” dhe “Paris 2024”, LOR “Dakar 2022”, etj.

Kriteret për aplikim: 1. Sport individual në programin e Lojërave Olimpike 2. Mosha e kandidatit të propozuar duhet ti përkasë një prej tre kategorive:  15-17 vjec (kadet-junior)  18-22 vjec (junior-senior)  23… vjec (senior Elitë) 3. Cdo Federatë e interesuar anëtare e KOKSH duhet të paraqesi:  Kërkesë me shkrim duke përcaktuar Emrin e kandidatit dhe argumentimin se pse është një talent apo sportist me potencial që duhet mbështetur  Formularin e aplikimit (bashkengjitur)  CV të kandidatit dhe rezultatet e dy viteve te fundit në garat kombëtare dhe ndërkombëtare  Kopje pashaporte

 Në kategoritë Junior-Senior dhe Senior Elitë do të kenë përparësi ata sportistë që janë në rrugëtimin drejt Tokyo 2020.

Federatat e interesuara duhet që të dërgojnë me e-mail në adrësën zyrtare të KOKSH ( secretariat@nocalbania.org.al ) dokumentacionin e kërkuar deri në datë 22 Qershor 2020. Detaje më të hollësishme për mënyrën e menaxhimit të mbështetjes së përmes këtij projekti do të jepen në vijim pasi të përfundojë procesi i emërimeve dhe nënshkrimit të kontratave me sportistët përfitues dhe Federatave përkatëse.

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleOlympic Education at home in terms of Covid-19Next article Kursi Online i Trajnimit për Sportistë

Njoftime të tjera

Presidenti i KOKSH dhe Presidenti i FSHV firmosin Memorandumin e Bashkëpunimit për projektin “Ekipet Sportive 2022”12 May 2022
“Vllaznia” dhe “Skënderbeu” triumfojnë në “Kupën e Shqipërisë”10 May 2022
Trajnimi Kombëtar “Sporti për zhvillim, ndërto të ardhmen”10 May 2022
Revista e Komitetit Olimpik Evropian publikon artikullin për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar9 May 2022
Asambleja e 25-të e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH6 April 2022
Presidenti i WBC viziton KOKSH23 March 2022
Letër drejtuar Presidentit të Komitetit Olimpik të Ukrainës10 March 2022
Sukses i Ekipit Shqiptar në Lojërat Olimpike Beijing 202216 February 2022
Takim me Sekretaren e Përgjithshme të ANOC8 February 2022
Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 20222 February 2022
Logo National Olympic Committee Albania

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania