NOC Albania
MENU
  • Hyrje
  • Rreth nesh
        • Komiteti Olimpik Kombëtar
          • Historik
          • Misioni
          • Ekipi i KOKSH
          • Komitetit Ekzekutiv
          • Raportet zyrtare
        • Organizatat olimpike
          • Komiteti Olimpik Ndërkombëtar
          • Komitetet Olimpike Evropiane
        • Sponsors
  • Lojerat
  • Sportet
        • Gjeni pasionin tuaj!
          • Sportet Olimpike
          • Sportet e Njohura
        • Atletet
  • Projektet
        • Edukim
          • Akademia Olimpike Shqiptare
          • Menaxhimin Sportiv (ASMC)
        • Antidoping
        • Solidariteti Olimpik
          • Programet Boterore
          • Programet Kontinentale
          • IOC grante
        • Projektet Lokale / Galeri
  • Njoftim
    • Lajme
    • Kalendar
    • Pozicione Vakante
  • Kontakt
12 November 2012
Lajme

Shqiperi – Kosove / Takim i perbashket me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise

Shqiperi – Kosove / Takim i perbashket me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise
12 November 2012
Lajme

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Komiteti Olimpik i Kosovës organizuan një Takim të Përbashkët me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të  federatave sportive shqiptare dhe ato kosovare.

Aktiviteti u zhvillua në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit  ndërmjet federatave homologe, shkëmbimin e eksperiencave, si dhe të shërbejë si element motivues për rritjen e rolit dhe njohjen e federatave sportive kosovare në arenën ndërkombëtare.


Ky takim u mbajt në Prizren në Komunën Prevall pranë Hotel Sharr,i ditën e Shtunë  datë 10 Nëntor 2012, ora 12.00.

Tryeza qëndrore  e takimit përfaqësohej nga znj. Ela Tase, Presidente dhe z. Stavri Bello, Sek. Përgjithshëm për KOKSH, ndërsa z. Besim Hasani, Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe për të përshëndetur këtë takim ishin  z. Hajdin Abazi, zv. Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës  si dhe Drejtori për Sportin dhe Rininë z. Ibër Alaj.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe nënshkrimi i Protokoll Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Komiteteve Olimpike e cila u nënshkrua nga znj. Ela Tase dhe z. Besim Hasani, por ky takim ishte edhe shprehja e riforcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave ndërmjet vetë Federatave sportive homologe.

Duke uruar 100 vjetorin e pavarësisë, disa nga përfaqësuesit e federatave përshëndetën këtë takim dhe vlerësuan takimin si shenjë një bashkëpunimi më të ndërsjelltë midis federatave me qëllim rritjen e cilësisë sportive dhe përfaqësimin dinjitoz të sportit Shqiptar dhe Kosovar në arenën ndërkombëtare.

Në emër të KOKSH z. Ela Tse i dhuroi z. Abazi një pllakatë mirënjohjeje për z. Memli Krazniqi, Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, për kontributin e tij në rritjen e bashkëpunimit të Lëvizjes Olimpike dhe Sportive të të dy vendeve.

[nggallery id=19]

Share

Shpërndaje në Facebook
Ndani në Tweet
Ndani me email
Previous articleASMC 2 - Se shpejti fillojne regjistrimet per Kursin e Avancuar per Menaxhimin SportivNext article Asambleja e 16-të e KOKSH – Analiza Vjetore e Punës

Njoftime të tjera

Presidenti i KOKSH dhe Presidenti i FSHV firmosin Memorandumin e Bashkëpunimit për projektin “Ekipet Sportive 2022”12 May 2022
“Vllaznia” dhe “Skënderbeu” triumfojnë në “Kupën e Shqipërisë”10 May 2022
Trajnimi Kombëtar “Sporti për zhvillim, ndërto të ardhmen”10 May 2022
Revista e Komitetit Olimpik Evropian publikon artikullin për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar9 May 2022
Asambleja e 25-të e Përgjithshme e Jashtëzakonshme e KOKSH6 April 2022
Presidenti i WBC viziton KOKSH23 March 2022
Letër drejtuar Presidentit të Komitetit Olimpik të Ukrainës10 March 2022
Sukses i Ekipit Shqiptar në Lojërat Olimpike Beijing 202216 February 2022
Takim me Sekretaren e Përgjithshme të ANOC8 February 2022
Shqipëria do të presë Kampionatin Europian të Peshëngritjes 20222 February 2022
Logo National Olympic Committee Albania

KONTAKT

Adresa:
Tirana Olympic Park
Rr. "Liman Kaba"
Tiranë, Shqipëri
P.O. Box 63
+355 42235249
+355 42240565
secretariat@nocalbania.org.alhttps://www.nocalbania.org.al

KUSH JEMI NE?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1959. Organizata jonë përfaqëson vlerat Olimpike në Shqipëri dhe është ndërmjetësi kryesor me komitetet e tjera Olimpike.

Na ndiqni në mediat tona sociale
#NOCAlbania #KOKSH #TeamAlbania

Translate:

Copyright 2021 © National Olympic Committee of Albania