Shqipëria ka 3 Kampionë Ballkani, këtë herë në shah.
Në datat 1-5 tetor u zhvillua Kampionati Ballkanik i Shahut në Cetinje të Malit të Zi, për moshat nga U-8 deri në U-18, ku Shqipëria u paraqit me 13 shahistë. Skuadra kuqezi kthehet në Shqipëri me tre medalje ari, dy argjendi dhe një një bronzi.
Medalistët:
- G12: Kler Caku- medalje ari
- U12: Mateo Boçi- medalje argjendi
- U14: Ergit Ramaj- medalje ari
- G16: Klean Shuqja- medalje argjendi
- U16: Kelvin Kosta- medalje ari
- U18: Petro Boçi- medalje bronzi
